• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NDËRRON JETË BALERINA E NJOHUR ZOICA HOXHA/ TKOB: Yll i përjetshëm i baletit shqiptar
Home
Kulturë

NDËRRON JETË BALERINA E NJOHUR ZOICA HOXHA/ TKOB: Yll i përjetshëm i baletit shqiptar

1 December, 2024 s.autor Kulturë

Sot ka ndërruar jetë balerina e shquar Zoica Haxho. E lindur më 28 mars 1933, ajo i dha formë dhe shpirt baletit shqiptar, duke qenë një nga pionieret e këtij arti që e ngriti në nivelet më të larta artistike dhe njerëzore.

Qysh e vogël, Zoica kishte një dashuri të madhe për kërcimin. Me pasion dhe përkushtim, ajo ndoqi ëndrrën e saj, duke studiuar në Bashkimin Sovjetik në vitet 1950. Pas kthimit, ajo nuk ishte thjesht një balerinë në TKOB; ajo u bë zemra e skenës, prima balerina që magjepsi publikun për 33 vite me radhë. Interpretimi i saj i parë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, në rolin e Lizës në “Kujdesi i kotë” (1957), ishte veçse fillimi i një karriere brilante.

Zoica krijoi një galeri të mrekullueshme rolesh, duke mishëruar personazhe të paharrueshëm si Lola, Fadeta, Hajria dhe Delina. Përmes plastikës, finesës dhe interpretimit të saj unik, ajo i dha shpirt çdo karakteri, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike. 20 premierat ku ajo shkëlqeu janë një testament i klasit të saj, ndërsa brezat që ajo edukoi si pedagoge pasqyrojnë përkushtimin e saj për të ndarë artin dhe vizionin e saj.
E nderuar me çmime dhe tituj të lartë, si “Heroinë e Punës” dhe Çmimet e Republikës, Zoica mbetet një simbol i vlerave të larta artistike dhe shpirtërore. Përtej titujve dhe medaljeve, ajo mbetet në zemrat e spektatorëve dhe kolegëve si një frymëzim i pashuar.

Sot, skena hesht në nderim të saj. Kujtimi i Zoicës do të mbetet gjithmonë gjallë në çdo hap baleti, në çdo duartrokitje dhe në çdo zemër që e ka parë të performojë. Pusho në paqe, Zoica Haxho, kontributi dhe trashëgimia jote artistike do të mbeten përjetësisht të ndritshme./tkob

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI NË VERI/ Orban: Bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe të gjithanshëm
Previous article ISH-PRESIDENTI ALFRED MOISIU FESTON 95-VJETORIN/ Urimi i Begajt: Model frymëzues për politikën shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT