• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndërrojnë jetë dy foshnja në Tiranë/ Policia sqaron shkaqet (FOTO)
Home
Sociale

Ndërrojnë jetë dy foshnja në Tiranë/ Policia sqaron shkaqet (FOTO)

3 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Tragjike ka qenë fati për 2 foshnja të mitura, të cilat kanë ndërruar jetë për shkaqe natyre ditën e djeshme.

Rasti i parë erdhi nga Lezha, ku foshnja është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës e më pas në Tiranë. Por pavarësisht ndihmës, fëmija humbi jetën.

Ndërkohë rasti tjetër ishte dhe rasti i shtetases së mitur me inicialet M.T, 1 vjeçe, e cila ndërroi jetë në gjumë.

NJOFTIMET E POLICISË
Më datë 02.03.2018, ka vdekur fëmija e mitur 1 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila është sjellë më datë 27.02.2018, nga spitali i Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 02.03.2018, në banesë, në gjumë, ka vdekur shtetasja e mitur M.T, vjeçe 1. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.

Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria e dyta në Ballkan, me shifra alarmante

Raporti i fundit i UNICEF që jep një panoramë botërore të situatës së vdekshmërisë foshnjore, e nxjerr Shqipërinë të renditur në vendin e 35, në mesin e shteteve me të ardhura mbi mesatare. Vlerësimi bëhet nga rreziku më i lartë tek më i ulëti, sipas të dhënave të ofruara nga agjencia e Vlerësimit të Vdekshmërisë Foshnjore, OKB, me të dhënat e vitit 2017.  Sipas këtyre të dhënave, në Shqipëri për vitin 2017 ka 6.2 vdekje për 1000 fëmijë të lindur.

I vetmi shtet në rajon që ka një normë vdekshmërie më të lartë është Maqedonia, e renditur e 26-ta, me 8.3 vdekje për 1000 fëmijë të lindur. Shifra më të ulëta duket se ka Bosnja dhe Hercegovina, me 4.7 vdekje/ 1000 fëmijë, Serbia 3.7 /1000, Kroacia 2.9/1000, Mali i Zi me 2.7 vdekje për 1000 fëmijë të lindur.

Vdekjet e fëmijëve nën 1 vjeç në Shqipëri u rritën me mbi 19 për qind gjatë vitit 2016, duke shënuar edhe rritjen e parë në dy dekada të këtij treguesi, edhe sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Instituti i Statistikave. Gjatë vitit 2016, 277 fëmijë nën një vjeç humbën jetën nga 233 vdekje të tilla që qenë shënuar në vitin 2015.

Treguesi i vdekshmërisë foshnjore, i cili mat numrin e vdekjeve nën 1 vjeç në raport me lindjet, u rrit nga 7.1 në 8.7. Në total, në Shqipëri u regjistruan 277 vdekje të tilla, nga të cilët, 146 qenë meshkuj dhe 131 femra. Gjatë vitit 2016 në Shqipëri u regjistruan 31,733 lindje, dhe vdekshmëria foshnjore rezulton 8.7 për mijë. Vdekshmëria foshnjore pati shënuar nivelin më të ulët në histori në vitin 2015 me 7.1 vdekje për mijë.

UNICEF sugjeron se plani i veprimit përfshin katër fushat si më poshtë – Vendi, Njerëzit, Produktet, Fuqia -gjë që sipas tyre  duhet të jetë një përparësi urgjente për çdo qeveri, duke ecur përpara drejt një bote me mbulim shëndetësor universal, ku nuk ka më të porsalindur që humbasin jetën, nga një shkak i parandalueshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTINGU NË POLICI/ Ja sa pasuri duhet të ketë një punonjës policie, që të mos largohet nga puna
Previous article Kylie Jenner poston foton me vajzën, komentuesit vënë re detajin: “Iu, ti je ende fëmijë për vete!”

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI)

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar Aktualitet

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT