Deputeti i LSI, Edmond Panariti me anë të një postimi në Facebook, i është përgjigjur Taulant Ballës për videon që publikoi po në rrjetet sociale.
Panariti në profilin e tij në Facebook, shkruan se fton Ballës që të publikojë të plotë video sekuencat e seancës.
Postimi i plotë
Ftoj zotin Balla, te publikoje te plote videosekuencat e seances dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seance edhe ulet ne postin e tij. Aty do te shihni qarte se si zoti Bitri, pasi ulet ne karrige, e largon karten e deputetit Tavo dhe perdor karten e tij. Vendosja e kartes se zotit Tavo ne postin e z. Bitri, ishte propozim per zevendesimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit te tij nga LSI. Kjo është e verteta.



