• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRROI JETË SOT/ Dokumenti i CIA-s: Çfarë do bënte Enver Hoxha kur të vdiste Nexhmija
Home
Dossier

NDËRROI JETË SOT/ Dokumenti i CIA-s: Çfarë do bënte Enver Hoxha kur të vdiste Nexhmija

26 February, 2020 F.autor Dossier

Sot është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, në shtëpinë e saj në Laprakë.

Newsbomb.al sjell në vëmendje një dokument të CIA-s i ndërtuar në formën e një telegrami, përmbjatja e të cilit flet në lidhje me marrëdhënien e Enver dhe Nexhmije Hoxhës e cila është subjekti i kësaj korrespodence sekrete. Konkretisht telegrami flet për reagimin e Enver Hoxhës kur të vdiste Nexhmija.

Në të thuhet se vdekja e Nexhmijes do të kishte një ndikim të madh te Enver Hoxha, pasi është mbështetur te gruaja e tij për të gjetur përkrahje morale në etjen e tij për pushtet. Si rrjedhim rezultati përfundimtar, në rastin e vdekjes së Nexhmijes do të ishte vendosja e marrëdhënieve më të ngushta midis Enverit dhe Mehmetit.

“Me pak fjalë ndjen se do ishte jashtëzakonisht e pamundur të pritej që vdekja e së shoqes të mos kishte ndikim mbi Enverin kur ata kanë kaluar 20 vjet të martuar. Në analizë të fundit Enver Hoxha nuk është sentimental, ai ka qenë zot i vetes, megjithëse pa dyshim është mbështetur te gruaja e tij për të gjetur përkrahje morale në etjen e tij për pushtet. Mendimi i {–} është se në mungesë të së shoqes Enver Hoxha do të kërkonte mbështetjen psikologjike të mehmet Shehut të paktën në një të ardhme të afërt.

Si rrjedhim rezultati përfundimtar, në rastin e vdekjes së subjektit do të jetë vendosja e marrëdhënieve më të ngushta midis Enverit dhe Mehmetit”, thuhet në koment. Materiali i publikuar në gazetën “Panorama” është një dokument i deklasifikuar i CIA-s për Shqipërinë dhe mban datën 24 shkurt 1964. Në të shefi i një baze të zbulimit amerikan ia dërgon eporit të tij, shefit të stacionit.

Dokumenti është përgjigje e pyetjes: Çfarë do bënte Enveri po të vdiste Nexhmija?

Autori i komenteve është një shqiptar që duket se i ka njohur mirë të dy dhe që duhet të ketë qenë me funksione në parti ose me lidhje të ngushta me funksionarë të lartë. Emri i këtij bashkëpunëtori nuk jepet dhe nuk dihet nëse shkruan nga brenda Shqipërisë apo nga emigracioni. Merret vesh se ky nuk është bashkëpunimi i tij i parë me CIA-n. Në një moment ai përmend një biografi të Nexhmijes që i ka dërguar më parë CIA-s.

Konkluzioni i arritur është se në një rast të tillë “mbreti, Enveri do të afrohej më shumë me oficerin që kishte në krah të djathtë, Mehmetin”.

Dokumenti ka tri pjesë: Komenti përcjellës i shefit të stacionit, përkthimi i komenteve në anglisht, origjinali në shqip (3 faqe me makinë shkrimi dhe 4 rreshta me shkrim dore në fund).

Komenti përcjellës

-Bashkangjitur po ju dërgojmë komentet në lidhje me marrëdhëniet e Subjektit dhe Enver Hoxhës dhe mbi ndikimin që do të kishte vdekja e saj ndaj tij.

Me pak fjalë ndjen se do ishte jashtëzakonisht e pamundur të pritej që vdekja e së shoqes të mos kishte ndikim mbi Enverin kur ata kanë kaluar 20 vjet të martuar. Në analizë të fundit Enver Hoxha nuk është sentimental, ai ka qenë zot i vetes, megjithëse pa dyshim është mbështetur te gruaja e tij për të gjetur përkrahje morale në etjen e tij për pushtet. Mendimi i {–} është se në mungesë të së shoqes Enver Hoxha do të kërkonte mbështetjen psikologjike të mehmet Shehut të paktën në një të ardhme të afërt.

Si rrjedhim rezultati përfundimtar, në rastin e vdekjes së subjektit do të jetë vendosja e marrëdhënieve më të ngushta midis Enverit dhe Mehmetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEXHMIJE HOXHA/ “Kurrë nuk kemi vrarë pa arsye”: Mbi cinizmin dhe fundin biologjik të Nexhmije Hoxhës
Previous article VIDEO E RRALLË/ Kur Nexhmije Hoxha u lirua nga burgu, kush e priti te dera

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT