• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRROI JETË NGA ZJARRI NË KOMISARIAT/ Babai i 26 vjeçarit: Sot do i çoja rrobat, 5 vite nëpër spitale e polici
Home
Aktualitet
Kronikë

NDËRROI JETË NGA ZJARRI NË KOMISARIAT/ Babai i 26 vjeçarit: Sot do i çoja rrobat, 5 vite nëpër spitale e polici

27 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arben Mici, 26 vjeç i arrestuar për dhunë ndaj nënës së tij, ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme për shkak të zjarrit të rënë në ambientet e paraburgimit në komisariatin numër 5 në Kamzë. Në një intervistë babai dhe daja i viktimës shprehen të tronditur për ngjarjen e rëndë. Ahmeti, i ati i 26 vjeçarit të ndjerë, me sytë e përlotur thotë se ditën e sotme do të shkonte t’i cconte rroba në komisariat të birit, por mbrëmë trokitën në shtëpinë e tij efektivët të cilët i dhanë lajmin e zi.

“Përgjegjësinë e kanë institucionet. Policia më ka lajmëruar për ngjarjen. Sot do shkoja ti çoja rrobat, policia erdhi mbrëmë dhe më tha ka vdekur djali. Ne e çuam për mburojë atje“, tha babai i të riut.

Familjarët të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike thonë se janë përballur shpesh me dhunën dhe agresionin e të ndjerit. Në pamundësi për ta ndjekur vetë nëpër spitale gjendjen e tij, i ati thotë se e kanë çuar 26 vjeçarin në polici që ai të shtrohet në spital që të marrë ndihmë.

“Me 110 mijë lekë pension. Tjetër gjë s’kemi. Dhuna në familje ka qenë shkaku që e çuam atje, se kërkonte lekë ai, ne s’kishim me i dhënë. Shkuam në polici me çu që të mos pinte më drogë. Zihej me gruan dhe frikësoheshin kalamajt. E kemi çuar te peesa disa herë dhe e kanë nxjerrë. Hajde merre policia, prej 5 vitesh këtë punë kemi bë. Djali kishte probleme, ishte duke na djeg shtëpinë”.

“Dhuna në familje ka qenë, se kërkonte lekë ai, ne s’kishim me i dhënë. Shkuam në polici me çu që të mos pinte më drogë. Zihej me gruan dhe frikësoheshin kalamajt. E kemi çuar te 5 disa herë dhe e kanë nxjerrë. Hajde merre policia, prej 5 vitesh këtë punë kemi bë. Djali kishte probleme, ishte duke na djeg shtëpinë”, u shpreh babai.

Daja i të ndjerit kërkon që ta çojnë kufomën e nipit në shtëpi që t’i japin lamtumirën e fundit.

“Kërkojmë të na ndihmojnë, presim ekspertizën. Kanë ardhur mbrëmë ato shefat që bënë njoftimin kurse sot ne kërkojmë që të na lirohet kufoma të kryejmë procesin e varrimit, pastaj presim ekspertizën.  Është futur në një vend ku është me roje ne e dimë vend të sigurtë atje. Atje ka ndodhur kjo tragjedi, se si ka ndodhur s’e dimë. Problemet që ka pasur i kanë ardhur për shkak të fukarallikut të madh. Këto e kanë çu për me e çu në spital.  E kanë çu përmes policisë sepse s’i kanë kushtet ekonomike.  Gjendja ekonomike shumë e keqe me përlrahje të vobektë. Ky s’ka pas mundësi me e çu në spital dhe e ka çu përmes policisë”.

Për zbardhjen e ngjarjes ata thonë se po presin ekspertizën, megjithatë shprehen të bindur se do kërkojnë drejtësi.

“Ne do presim ekspertizën, nëse e nxjerr në atë mendje që dyshojmë ne ne do ta kërkojmë se ka qenë djalë i ri 26 vjeç”./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DASHURA FUT NË SHERR ATDHEUN ME ARJOLËN/ Kush është vajza që i dha fund raportit të aktores me ish-konkurrentin e “Përputhen”
Previous article DEKLARATA E BIDEN NË POLONI/ Sekretari i Shtetit: SHBA-ja nuk ka strategji për ndryshimin e regjimit në Rusi

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT