• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRROI JETË NGA KORONAVIRUSI/ Varroset kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi
Home
Nderkombetare

NDËRROI JETË NGA KORONAVIRUSI/ Varroset kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

1 November, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, u varros të dielën në kriptën e Katedrales së Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë të premten, më 30 Tetor, në Qendrën Klinike të Malit të Zi (KCCG) për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Në varrimin dhe liturgjinë disaorëshe morën pjesë patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, peshkopët e dioqezave të tjera të kishës, si dhe përfaqësues të kishave të tjera ortodokse.

Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të Kishës Katolike dhe Komunitetit fetar Islamik, zyrtarë shtetërorë, përfshirë kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beqiq, kryeministrin Zdravko Krivokapiq, përfaqësuesit e partive politike të shumicës së re parlamentare.

Po ashtu në varrim mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe udhëheqësi i Republikës Srpska, Millorad Dodik. Patriarku Irinej iu drejtua të mbledhurve, duke thënë se mitropoliti Amfilohije la për amanet “dashurinë për Kosovën dhe Metohinë dhe rinovimin e kishës në Lovqen”.

Klerikët dhe qytetarët e pranishëm të dielën nuk i respektuan masat e Trupit Kombëtar të Koordinimit për Sëmundjet Infektive (NKT), ku për shkak të pandemisë së koronavirusit ndalohet mbledhja e më shumë se 100 personave, si qytetarët obligohen të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën fizike. Por, masat kundër koronavirusit janë shkelur në mënyrë masive këto dy ditët e fundit, shkruan Rel.

Një numër shumë i vogël i priftërinjve dhe besimtarëve kishin maska, distanca fizike nuk respektohej, të pranishmit iu afruan arkivolit dhe puthën dorën e të ndjerit si dhe duke u kunguar me të njëjtën lugë.

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe Amfilohije ka qenë kreu i Metropolitatës në Malin e Zi në 30 vjetët e fundit. Në Mal të Zi, vetëm gjatë ditës së shtunë u regjistruan 275 raste të reja me koronavirus dhe shtatë viktima.

Në total, që prej fillimit të pandemisë e deri më tani, Mali i Zi ka regjistruar 18 341 raste me koronavirus. Prej tyre, 301 pacientë kanë vdekur dhe 3 957 janë ende aktive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË TURQI/ Bilanci vijon tË thellohet. 60 viktima dhe mbi 900 të plagosur
Previous article MISTERI I "HËNËS BLU"/ A e shkaktoi ajo tërmetin në Turqi?

Delo.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT