• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRPRERJA E PPP/ Ministrja Balluku: Ndërtimi i aksit rrugor Thumanë-Kashar nuk do të…
Home
Sociale

NDËRPRERJA E PPP/ Ministrja Balluku: Ndërtimi i aksit rrugor Thumanë-Kashar nuk do të…

21 January, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Sociale

Në Shqipëri, ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi sot ndërprerjen e procedurës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Ky projekt ishte pjesë e programit “1 miliard euro” të shpallur nga qeveria për ndërtimin e veprave publike sipas formulës PPP. FIllimisht për ndërtimin e këtij aksi rrugor, 20,9 milometra e gjatë, pati një ofertë të pakërkuar nga kompania “Gener 2”. Autoritetet shpallën më pas një garë, të cilën e fitoi po kjo kompani e cila merrte përsipër ndërtimin për 225 milion euro, një vlerë mjaft e lartë e cila shkaktoi jo pak debate.

Vendimi i ministrisë vjen ndërkohë që palët po negocionin kontratën mes tyre, por duket se ndikimin kryesor e ka patur fakti që kompania “Gener 2”, zotërohet nga biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj, për të cilin ka dyshime të forta se qëndron pas kompanisë DH Albania, e cila, përmes dokumentave të falsifikuara, fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së re së Tiranës si dhe një projekt për një linjë energjitike. Të dy garat kapnin shumën e 30 milion eurove.

Ministrja Balluku dha zyrtarisht një tjetër shpjegim. “Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve për Paktin e Universitetit, në fushën e arsimit”, deklaroi zonja Balluku, duke shtuar se megjithatë qeveria nuk ka hequr dorë nga ky projekt. “Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe jemi duke studiuar përfshirjen e tij në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës ku në fazën e tij të parë parashikohej ndërtimi i aksit Tiranë-Ndroq Plepa dhe në fazën e dytë ndërtimi i aksit Kashar-Rrogozhinë. Ideja është që pikërisht këtij aksi, pra Kashar-Rrogozhinë, t’i shtohet dhe aksi Thumanë Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejt në Tiranë nga veriu dhe nga veriu drejt jugut në sezonin turistik”.

Por formula e PPP-ve parashikon që ndërtimi i rrugës të kryhet nga fondet private, ndërsa qeveria ta shlyejë pagesën me këste për një periudhë 13 vjecare, dhe në raste të ngjashme, kësti i parë parashikohet të paguhet pas kryerjes të së paktën 25 përqind të punimeve. Dhe nëse qeveria ka parashikuar pagesën e parë brenda 2019-ës, atëherë ajo do të duhet të ndërhyjë në buxhet për të bërë rialokim të fondeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Partitë “studento-profesor”, laboratori politik që prodhoi fatkeqësitë më të mëdha në Shqipëri!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Pyetja 1 milionëshe për Lulzim Bashën

enxhi.autor

Postime të ngjashme

HUMBËN ORIENTIMIN NË MALIN E ÇIKËS/ Policia u vjen në ndihmë pesë turistëve gjermanë Aktualitet

HUMBËN ORIENTIMIN NË MALIN E ÇIKËS/ Policia u vjen në ndihmë pesë turistëve gjermanë

ZBULOHET BAZË ARMËSH NË MANZË/ Arrestohet 20-vjeçari. Policia sekuestron kallashnikov, 4 pistoleta dhe qindra fishekë Aktualitet

ZBULOHET BAZË ARMËSH NË MANZË/ Arrestohet 20-vjeçari. Policia sekuestron kallashnikov, 4 pistoleta dhe qindra fishekë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT