• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRPRERJA E NDIHMAVE PËR PALESTINËN/ Kryeministri i Izraelit ishte ai që ia kërkoi këtë vendim Presidentit Trump
Home
Nderkombetare

NDËRPRERJA E NDIHMAVE PËR PALESTINËN/ Kryeministri i Izraelit ishte ai që ia kërkoi këtë vendim Presidentit Trump

3 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Sugjerimi për ndërprerjen e plotë të fondeve amerikane për agjencinë e Kombeve të Bashkuara dedikuar palestinezëve (UNRWA) raportohet të ketë ardhur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sipas asaj që bën të ditur media amerikane “Axios”, që citon zyrtarë izraelitë, Netanyahu u ka thënë vetëm dy javë më parë zyrtarëve të administratës së Trumpit se mbështeste plotësisht ndalimin e financimeve, edhe pse e ka bërë këtë pa u konsultuar paraprakisht me shefat izraelitë të sigurisë.

Raportimi vjen vetëm pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan ndalimin e plotë të financimit të agjencisë së Kombeve të Bashkuara që ofronte ndihma për refugjatët palestinezë.

“Administrata ka rishikuar me kujdes çështjen dhe doli në përfundimin se Shtetet e Bashkuara nuk do të kontribuojnë më për UNRWA-në”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në deklaratën e së premtes së kaluar.

Në atë dalje për mediet, Nauert tha se modeli i biznesit dhe praktikat fundamentale të “UNRWA”-së ishin “të paqëndrueshme”, teksa shtoi më tej se grupi në fjalë ka qenë prej vitesh në “status krize”.

“Axios” theksonte pak javë më parë se sugjerimi izraelit ishte që Shtetet e Bashkuara t’i kufizonin gradualisht financimet për “UNRWA”-në, nëse do të vendosnin të ndërmerrnin këtë hap. Madje, vendi hebre nuk mbështeste ndërprerjen e ndihmave amerikane për Rripin e Gazës, për shkak të frikës se kjo mund të çonte në një kolaps humanitar dhe tensionim të situatës në terren.

Por, Netanyahu e ndryshoi mendjen para pak javësh dhe më tej ia përcolli mendimin e tij administratës së Trumpit në mënyrë private, sikurse edhe anëtarëve të Komitetit për Buxhetin në Senat. Zyra e Netanyahut nuk ka reaguar ende mbi këtë raport.

Megjithatë, përpara shpalljes së vendimit, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas tha se mund të kishte një përpjekje nga administrata amerikane për të ushtruar presion ndaj autoriteteve palestineze.

“Pasi përdorën ndihmat humanitare për të shantazhuar dhe bërë presion ndaj lidershipit palestinez, për të pranuar planin e njohur si ‘marrëveshja e shekullit’, administrata e Trumpit po planifikon të shkaktojë një skandal imoral kundër refugjatëve palestinezë, duke i dhënë të drejtën vetes për t’u mohuar të drejtat historike të tyre”, tha Abbas.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi nga ana tjetër nisjen e diskutimeve për një qasje të re të dhënies së ndihmave për refugjatët palestinezë, me OKB-në, qeveritë përkatëse dhe palët e tjera të interesuara ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Dy aksidente në Kukës. Shoferi humb kontrollin dhe...
Previous article NUK E PRISNIM/ Gazetari zbulon arsyen pse Xhensila dhe Besi nuk postojnë asnjë foto të Ajkës

k.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT