• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndërkombëtarët shpresojnë në zgjidhjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Deklarojnë se …
Home
Rajon

Ndërkombëtarët shpresojnë në zgjidhjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Deklarojnë se …

21 January, 2018 g.autor Rajon

Çështja e emrit nuk është e thjeshtë për ta zgjidhur, por besoj se ka vullnet politik në Athinë dhe Shkup.

Këtë e ka deklaruar zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee në intervistë për televizionin “Bloomberg” në gjuhën bullgare.

Yee vlerëson se kjo është mundësi e mirë që të dy shtetet të arrijnë marrëveshje.

“Do të kërkohet punë e pandalshme sepse çështja nuk është e thjeshtë për ta zgjidhur. Do të kishte qenë më mirë që të tejkalohej para 25 viteve, por nëse të dy shtetet vazhdojnë të punojnë si deri më tani, nën patronazhin e Methju Nimic, përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara si ndërmjetës, ne besojmë që kjo mund të jetë e mundshme”, deklaroi Hojt Brajan Yee, zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit“.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga ana tjetër në intervistë për emisionin “360 gradë” në ‘Alsat’ tha se Samiti i NATO-s në korrik është mundësi e shkëlqyeshme, por jo edhe afati përfundimtar për ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

Në pyetjen nëse Maqedonia e zgjidh çështjen e emrit dhe nëse ka konsensus mes vendeve – anëtare në takimin e ardhshëm a do do t’i dërgohet ftesë vendit për anëtarësim, Stoltenberg përkujtoi edhe rëndësinë e reformave.

“Aleatët e NATO-s disa herë kanë përsëritur vendimin nga viti 2008-të se pajtohen ta ftojnë këtë shtet që të bëhet anëtare e Aleancës nëse ka zgjidhje të çështjes së emrit në suazat e Kombeve të Bashkuara. Ky vendim vlen. Njëkohësisht, fokusi i madh është tek reformat sepse NATO-ja bazohet në vlerat esenciale, siç është sundimi i të drejtës, demokracia, liritë individuale dhe këto vlera kuptohet që janë të rëndësishme për çdo shtet që mendon t’i bashkohet Aleancës”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Pas pauzës trevjeçare, bisedimet rreth dallimeve të emrit me Greqinë sërish u intensifikuan me ndërrimin e pushtetit në Maqedoni ndërsa lëvizje politiko-partiake ka edhe në Athinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cagliari – Milan, formacionet e mundshme
Previous article "Në garë vetëm ALBIN KURTI", sot 'Vetëvendosja' zgjedh kreu e ri të saj. Ja si do të procedohet

g.autor

Postime të ngjashme

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT