• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRKOMBËTARËT JA KANË HAPUR LETRAT/ Spartak Ngjela: Ilir Meta ka humbur arsyen nga frika e SPAK
Home
Politikë

NDËRKOMBËTARËT JA KANË HAPUR LETRAT/ Spartak Ngjela: Ilir Meta ka humbur arsyen nga frika e SPAK

24 May, 2019 F.autor Politikë

Sulmet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta ndaj reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve avokati Spartak Ngjela i sheh si tregues frike. Ilir Meta dje dhe pardje e akuzoi misionin Euralius se ka penguar punën për hedhjen e shortit të KED, duke e quajtur si të kapur politikisht. Sulmet ai nuk i kurseu as për ndërkombëtarët dhe lavdet që këta të fundit thurin për reformën në drejtësi. Mirëpo Spartak Ngjela deklaroi dje gjatë një prononcimi: se Meta flet në këtë formë sepse është i trembur nga goditja penale që do t’i vijë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Sipas tij, ai do të ndëshkohet për aferat e kryera dhe kjo gjë e frikëson e po përpiqet ta pengojë. “Këta sa më shumë i afrohen goditjes penale që do t’ju vijë nga reforma në drejtësi, aq më shumë bëhet vrer zemra e tyre. Janë të shqetësuar. Problemi i të provuarit në jurisprudencë me dëshminë ka një aksiomë: i dëshpëruari, i tremburi dhe idioti nuk merren për dëshmitarë sepse nuk mund të dëshmojnë të vërtetën. Edhe këta tani futen tek ata dy të parët, të dëshpëruar dhe të trembur. Krijohet një lidhje, një koneksion midis të tremburit dhe të dëshpëruarit sepse frika të çon në dëshpërim, dëshpërimi çon në frikë dhe kjo pastaj të humb arsyen. Meta ka humbur arsyen sepse nuk mundesh ti të godasësh as OSBE, as Uashingtonin dhe as ndërkombëtarët në tërësi. Ata kanë marrë përsipër reformën në drejtësi, kë kap reforma në drejtësi nuk është përgjegjësia e tyre, por e atyre që nuk kanë ditur të drejtojnë, por janë korruptuar. Kështu që kot të merresh me ta”, tha ai. Ngjela u shpreh se Ilir Meta bëri një gabim të rëndë që iu drejtua ndërkombëtarëve me atë gjuhë sepse harroi që është kryetar i shtetit dhe filloi të bënte opozitë. “Ne duhet të shikojmë ecurinë e shpejtë të reformës në drejtësi sepse Meta flet mbi pozitën e kreut të shtetit prandaj gabon rëndë. Sepse ke edhe këta të tjerët nga ana tjetër, të gjithë kështu flasin, por këtyre nuk iu rëndon shumë sepse ata janë opozitarë. Të trembur janë të gjithë dhe Meta duket sikur po bën opozitë me demokracinë ndërkombëtare”, u shpreh Spartak Ngjela.

Ndërkombëtarët i kanë hapur letrat Metës

Avokati Spartak Ngjela e paralajmëroi ditën e djeshme presidentin Ilir Meta se nëse vijon në këtë rrugë, atëherë ndëshkimi që do të marrë nga ndërkombëtarët do të jetë shumë i rëndë. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i hapin letrat që tregojnë aferat e kryera nga Meta dhe më pas mund t’i bllokojnë vizën, duke e shpallur non-grata. Duke marrë shkas nga heqja e vizës për Petrit Vasilin, Ngjela shtoi se fatin e tij do ta kenë edhe shumë të korruptuar të tjerë shqiptarë që sulmojnë reformën. Për Ngjelën, SHBA nuk i duron dot të korruptuarit dhe pjesë e këtij grupi është edhe Meta. “Mos harrojmë që Zëri i Amerikës tha para disa ditësh që Petrit Vasilit mund t’i jetë bllokuar viza. Zëri i Amerikës e tha në një mënyrë të ashpër dhe derisa përmendet, diçka ka. Ata e kanë heqjen e vizës doktrinë, e kanë për ata që janë në kundërshtim me vijën e tyre. Në këtë rast këta janë kundër reformës në drejtësi, janë të korruptuar dhe natyrisht që SHBA do të marrin masa. Mund të ketë edhe të tjerë nga këta që kundërshtojnë. Edhe Meta mund të jetë pjesë. Po të vazhdojnë kështu, këta sa më shumë vjen afër që ti po ngul këmbë për të prishur një reformë në të cilën ata janë angazhuar ndërkombëtarisht, hapin letrat. Këta nëse janë të zgjuar duhet të rrinë të heshtur sepse do t’ju hapen letrat. Duhet ta presin të keqen me dëshpërim, por me gjakftohtësi”, deklaroi Spartak Ngjela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BABA PËR HERË TË PARË/ Eno Popin e gjen belaja pas lindjes së të bijës (FOTO)
Previous article NUK PRITEJ/ Rakitiç i hap "luftë" De Jongut: Nuk luan dot në pozicionin tim...

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT