• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRHYRJET TEK PARKU I “LIQENIT”/ FOTO: Pastrohen zonat problematike. Paralajmërohen qytetarët
Home
Media të Huaja

NDËRHYRJET TEK PARKU I “LIQENIT”/ FOTO: Pastrohen zonat problematike. Paralajmërohen qytetarët

25 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit  dhe bashkia e Tiranës, pas aksionit të madh për mbjelljen e kurorës së gjelbër të qytetit, tashmë po punojnë për përkujdesjen e përditshme ndaj pemëve të reja të mbjella ditë pas dite jo vetëm prej tyre, por edhe nga qytetarë dhe institucione të ndryshme. Kështu, sipas Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, vijon kujdesi, një për një, për gjithë pemët e reja të mbjella në Parkun e Madh, krasitje sezonale, ujitje, prashitje, vendosje mbajtësash, trajtime me ilaçe, dizinsektime.

Ndërkaq, në fundjavë u krye kositja pastruese e çliruese në krahun juglindor të Parkut të Madh. “Siguri, parandalim zjarrvëniesh, eliminim rreziku pickimesh zvarranikësh, qarkullim më i lirshëm ngado në park, ndihmesë për bimësinë e re dekorative, kurim peisazhi!”, janë arsyet  për këtë pastrim.

Po ashtu, Agjencia apelon qytetarët të tregojnë kujdes për “mushkërinë” e gjelbër të Tiranës, edhe pse punonjësit e bashkisë pastrojnë përditë. “Ka ende plot vende ku mbeturinat i gjejmë jo në kosha por përtokë! Është shumë fyese dhe aspak qytetare t’a ndotësh kështu parkun – pasurinë tënde, jo tonën. Ne jemi shërbëtor publik por gjynah që keqpërdoremi kështu. Kjo i kushton Bashkisë kohë, personel, fonde ekstra! Lekët e taksapaguesve, jo tonat!”, thuhet në një postim të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

 
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Oferta arabe dhe RONALDO/ Ja kush qëndron pas Juventusit në tregun e aksioneve...
Previous article VEPRIM KAMPIONI/ Nxënësit me PAAFTËSI i vjedhin kompjuterin, VERRATTI i kthen buzëqeshjen

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT