Një ngjarje e rëndë ka ndodhur afro dy vite më parë në Spitalit Obstretrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” ku një nënë shtatëzënë e quajtur Aida Çajku rreth 35-vjeçe humbi jetën sëbashku më foshnjen e saj të sapolindur.
Por fatkeq=sisht, raste të tilla janë të shumta duke prekur jo vetëm gratë shtatzanë, por të mitur e të reja që kanë dashur thjesht më shumë përkujdesje.
ÇFARË NDODHI NË 2016?
Nëna 35-vjeçare Aida Çajka, humbi jetën bashkë me foshnjën e saj në bark, para tre ditësh në maternitetin ‘Koço Gliozheni”. Pas shqetësimeve shëndetësore ajo u paraqit me urgjencë në maternitet dhe pas rreth 7 orësh humbi jetën.
35-vjeçarja Aida Çajku
Autopsia paraprake tregoi se kishte çarje të shpretkës dhe hemorragji të brendshme, por mjekësia ligjore ende nuk e ka dhënë versionin përfundimtar.
Për vdekjen e saj janë ndaluar tre mjekët e maternitetit të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm dhe neglizhencë, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar 45 ditë burg.
Vëllai i të ndjerës, Fation Omuri tregon me detaje ngjarjen, që në momentin që e sëmura hyri në maternitet e deri kur mori lajmin e vdekjes.
Ngjarja ndodhi më 16 shtator 2016, ku 35-vjeçarja nga Paskuqani ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën. Familjarët e viktimës, akuzojnë mjekët për vdekjen e saj.
Prokuroria e sotme nxori një lajmërim mediatik ku kërkonte “pushim të dosjes për tre të akuzuarat – mjeke pranë QSUT”.
Të akuzuarat janë mjeket:
Besiana Hysi – Mjeke e përgjithshme pranë QSUT
Olvis Petre – Mjeke pranë QSUT
Zamira Hysenaj – Mjeke anesteziste (reanimatore)
Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për “mjekim të pakujdesshëm”.
Blerta, 16 vjeçarja që ndërroi jetë pas ndërhyrjes në gju:
Blerta Pepa, vajza 16-vjeçare e cila ndërroi pas një ndërhyrje në gju ishte një emër i dashur për publikun. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në Gjenin e Vogël 6.
Familjarët e vajzës kanë bërë të ditur se asaj i është bërë anestezi e plotë, ndërkohë që duhej i pjesshme, duke qenë se ishte e vogël.
Nga ana tjetër, ata ngrënë dhe pretendimin se ndërhyrja nuk ka qenë urgjente dhe se i kishin kërkuar që të bëhej një muaj më vonë. Mirëpo, ata kanë bërë të ditur se një gjë e tillë nuk është pranuar nga mjekët e spitalit “Continental”, duke e kryer operacionin, edhe pse ishte vonë. Kjo për faktin se kirurgu, i cili tashmë është arrestuar do të ikte në Greqi.
Mjeku tenton të vrasë veten:
I tronditur nga tragjedia, mjeku anestezist i këtij spitali Tefik Zhurda 54 vjeç, ka tentuar ti japë fund jetës së tij, por është shpëtuar nga kolegët.
63 vjeçarja qendron 5 orë në operacion dhe ndërron jetë
Mjekët akuzohen për rastin e pacientes Luiza Lati, 63 vjeçe, nga Vlora, e vdekur në spitalin privat në Tiranë në shkurt 2014.
Mjekët Ymer Dyrmishi, Sokol Xhepa dhe Xhemal Keshi janë vënë në pranga me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm pas një vendimi të dhënë nga gjykata e Tiranës. Pacientja sipas policisë ishte paraqitur në spital me infeksion në veshka ndërsa familjarëve u ishte thënë se duhej kryer ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni ka zgjatur pesë orë dhe në përfundim 63-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Policia dhe prokuroria thonë se vdekja e pacientes ka ardhur nga “mjekimi i pakujdesshëm”. Hetimet për këtë rast filluan pas denoncimit të bërë nga familjarët e gruas nga Vlora. Familjarët e të moshuarës, shpjeguan se para ndërhyrjes mjekët u kishin dhënë garanci për jetën e 63-vjeçares, ndërsa më pas ndodhi krejt e kundërta.
Vdekja e 11 vjeçarit, Denis Alimadhi
Vdekja e 11 vjeçarit Denis Alimadhi, gjatë operacionit të qepallave të syve ka ardhur për mungesë të ilaçit “Dentrolen”. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e Mjekësisë Ligjore gjatë ekzaminimit të shkakut të vdekjes së voglushit Alimadhi në nëntorin e vitit të kaluar brenda sallës së operacionit në pavijonin e ORL-së i njohur si Spitali Francez.
Sipas ekspertëve, që tashmë kanë dorëzuar raportin në prokurori, thuhet se mugesa e ilaçit “Dentrolen” në momentin e ngritjes së temperatures së trupit të 11 vjeçarit ka bërë që zemra e tij të pësojë atak-kardiak. Sipas mjekëve, nëse ilaçi i injektohej Alimadhit në atë moment, ai mund t’i shpëtonte vdekjes. Ky ilaç, sipas mjekëve është i detyrueshëm për tu siguruar para çdo operacioni pasi nuk mund të parashikohet ngritja e temperatures së çdo pacienti.
Nga ana tjetër, ekspertët shqiptarë, kanë ngrityr dyshime edhe për anën profesionle të mjekëve irlandez, duke I kërkuar prokurorisë të verifikojnë arsimimin e tyre në shtetin irlandez…ku tashmë është kërkuar me letër-porosi të dhëna për arsimimin e personelit mjekësor irlandez, që operuan 11 vjeçarin Alimadhi.
Pas administrimit të akt-ekspertizës mjekësore, prokuroria pritet të specifikoj përgjegjësin penale për grupin e mjekëve irlandez, kirurgun oculist, anestezist dhe infermierin, që morren pjesë ne operacionin estetik të qepallave të syve të 11 vjeçarit Alimadhi.
Gruaja e portierit Alban Hoxha, ndërron jetë pasi lind fëmijën
Një nga historitë më të trishta ishte dhe ajo e gruas së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, vetëm 25 vjeçe ndërroi jetë pak pas lindjes së fëmijës.
Prokuroria e Tiranës asokohe kerkoi deklarimin fajtorë të mjekëve Petrit Rexhepi dhe Elona Burba. Organi i akuzës gjithashtu kërkon dënimin e tyre me nga 5 vjet burg, njëkohësisht për mjekët u kërkua heqje e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë 5-vjeçare. Dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, të akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha.
Dorjana Haka ndërroi jetë në nëntor të vitit 2015, pak ditë pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë në një lindje me operacion. Të pandehurit në proces, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm” në lidhje me këtë rast.
Sipas Prokurorisë së kryeqytetit, vdekja e 25 vjeçares Haka ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe moskryerjes prej tyre të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit.
Përgatiti: AlpeNews.al











