• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRHYRJET NË MONUMENTE/ Plani i RESTAURIMIT në Berat. Nis puna për vendosjen e…
Home
Media të Huaja

NDËRHYRJET NË MONUMENTE/ Plani i RESTAURIMIT në Berat. Nis puna për vendosjen e…

28 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Siguria e strukturave të banesave monument kulture në lagjen muze të Goricës, në Berat, shpesh herë është vënë në rrezik nga degradimi i rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve.

Tubacionet e amortizuara të linjës së ujësjellësit në këto dekada kanë sjellë një degradim të rrjetit e për pasojë është e domosdoshme ndërhyrja në lagjen muze nga ana e Drejtorisë së SHA Ujësjellës-Kanalizime për të eleminuar këtë fenomen të dëmshëm për sigurinë e strukturave të banesave.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Berat ka nisur këto ditë punën për mirëmbajtjen e një tjetër banese monument kulture.

Specialistët e DRTK Berat janë duke ndërhyrë në banesën e Llazar Pushit, monument kulture kategoria e II lagjia Goricë.

Ndërhyrja konsiston në hapjen e kanalit për punimet e drenazhimit me qëllim hidroizolimin e strukturës murale të katit nën tokë dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me terrenin e rrugicës.

Ansambli i lagjes Goricë zhvillohet në pjesën më të ulët të një lartësie kodrinore, që kurorëzohet në majë me një fortifikim të periudhës antike. Nga pjesa tjetër e qytetit e ndan lumi Osum dhe deri vonë mënyra e vetme e komunikimit ishte nëpërmjet urës së Goricës.

Në këtë zonë gjenden disa banesa të mëdha kryesisht të tipit me çardak, që duket se i përkasin fazës së shekullit të XVIII. Këto banesa ishin në pronësi të shtresave të pasura të qytetit, në dallim me banesat e brezit të sipërm që zotëroheshin kryesisht nga shtresat e mesme qytetare.

Në qendër të lagjes vazhdimin e linjës së banesave e thyen prezenca e kishës tip bazilike të Shën Spiridhonit. Për vetë pozicionin që ka lagja Goricë, ndryshe nga Mangalemi, kapet më pak nga rrezet e diellit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIZET MERKATO/ Javë vendimtare për MBAPPE, POGBA, MARIANO, KUADRADO...
Previous article CILA ËSHTË MË E FAMSHME?/ Greta Koçi "rikthehet" me komentet e bujshme: Aman ma... (FOTO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT