• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRHYRJET NË LEZHË/ Pastrimi higjienik në plazhin e Tales: Rekord në zonat me…
Home
Media të Huaja

NDËRHYRJET NË LEZHË/ Pastrimi higjienik në plazhin e Tales: Rekord në zonat me…

20 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e favorshme janë arsyet pse pushuesit po i rikthehen bregdetit të Tales në Lezhë.

Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila pastrohet çdo ditë nga punëtorët e shërbimeve. Autoritetet lokale punojnë në vijimësi për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare, si dhe për largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti.

Edhe pse numri i pushuesve në Tale tejkaloi pritshmëritë e administratorëve të kësaj njësie vendore, ata garantojnë realizimin e të gjitha detyrimeve për një plazh të pastër e të sigurtë.

Kjo zonë turistike e frekuentuar me fluks të lartë pushuesish, vitet e fundit po bëhet një trend i ri për kategori të ndryshme pushuesish që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe turistë të huaj.

Plazhi i Tales në Lezhë është një zonë e virgjër gati-gati e panjohur për shumëkënd, por që kohët e fundit ka filluar të frekuentohet dendur nga pushues edhe përtej Shqipërisë. Ndërtimet janë fare të rralla, po edhe ato objekte që janë në këtë zonë janë realizuar larg bregut, pa e cënuar hapësirën e rërës.

Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 3 kilometër me një gjerësi rëre që shkon nga 100-në 150 metër. Ai ndodhet vetëm 7 km larg rrugës nacionale Laç – Lezhë është një plazh mjaft i frekuentuar nga pushuesit kosovarë dhe ata të zonës.

Zhvillimi duket se po merr hov falë rrugës së re. Nga ana tjetër institucionet rajonale, prefektura, drejtoria e shëndetësisë, spitali, policia e rendit dhe ajo rrugore kanë hartuar planet e tyre të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik , për të garantuar shëndetin dhe jetën e pushuesve dhe turistëve në Lezhë, Shëngjin dhe Tale.

Distanca e shkurtër me kryeqytetin dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI PËR KOSOVËN/ Trump, Macron dhe Vuçiç takim "kokë më kokë" për çështjen e territoreve
Previous article Vazhdon debati mes Ronela Hajatit dhe Kozeta Kurtit/ Këngëtarja thumbon gazetaren : Nuk e di kush është dhe pse jeton…

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT