• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËR TË PARËT QË TRAFIKOI KOKAINË NGA KOLUMBIA DREJT SHBA/ Lirohet nga burgu ortaku i Pablo Eskobar
Home
Nderkombetare

NDËR TË PARËT QË TRAFIKOI KOKAINË NGA KOLUMBIA DREJT SHBA/ Lirohet nga burgu ortaku i Pablo Eskobar

18 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një prej bashkëthemeluesve të Kartelit të Medelinit, ortak me Pablo Eskobar, është liruar pas 30 viteve në burg dhe është ekstraduar në Gjermani.

Carlos Lehder Rivas ishte ndër të parët që trafikoi kokainë nga Kolumbia drejt SHBA në vitet 1970-1980.

Tashmë 70 vjeçar, Rivas ka nënshtetësi kolumbiane dhe gjermane, ndërsa më herët ishte dënuar nga një Gjykatë amerikane me 134 vite burg, por pas bashkëpunimit me autoritetet kaloi në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, raporton Der Spiegel.

I lindur në Armenia të Kolumbisë, nga një baba gjerman dhe një nënë kolumbiane në vitin 1949, Lehder kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në shtetin amerikano-jugor, para se të shkonte në Nju Jork në moshën 15-vjeçare kur prindërit e tij u ndanë.

Sipas asaj që është raportuar në mediat kolumbiane, në SHBA ai u përfshi në botën e krimit, i dënuar për herë të parë në vitin 1973 për vjedhje makine. Në burg ai lidhi miqësi me trafikantin e drogës George Jung, të dy nisën rrjetin e trafikut të kokainës në SHBA.

Pasi u arratis për në Kolumbi kur DEA e shpalli në kërkim, Lehder u bë pjesë e Kartelit të Medelinit dhe operacioneve të Pablo Escobar. Në vitin 1987 bosi i drogës e spiunoi tek autoritetet kolumbiane dhe ai u arrestua, për t’u ekstraduar më pas në SHBA.

Duke qenë se është dënuar një herë në SHBA, nuk do të gjykohet më për të njëjtat krime në Gjermani.

“Der Spiegel” shkruan gjithashtu se Lehder, i cili nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Hitlerin, do të jetojë i ndihmuar nga një grup bamirësie në Gjemani.

Raportohet se Lehder është sëmurë dhe udhëtimi i tij në Gjermani mendohet të jetë i fundit në jetën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH SHIFRA TË LARTA/ 66 të prekur me covid-19 në 24 orët e fundit
Previous article KRIMI PËR KULLOTËN/ Djali i viktimës në Gjirokastër: Autori ishte problematik gjithmonë në fshat dhe me të gjithë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

INDIA SFIDON TRUMP/ Sulmon sërish Bahreinin me dronë! Alarm në Gjirin Persik, SHBA përballet me kërcënimin e përshkallëzimit të luftë Botë

INDIA SFIDON TRUMP/ Sulmon sërish Bahreinin me dronë! Alarm në Gjirin Persik, SHBA përballet me kërcënimin e përshkallëzimit të luftë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT