• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËR PRODHUESIT MË TË NJOHUR NË JUGOSLLAVI/ Kriporja e Ulqinit kthehet në pronësi shtetërore. Abazoviç: Historike
Home
Rajon

NDËR PRODHUESIT MË TË NJOHUR NË JUGOSLLAVI/ Kriporja e Ulqinit kthehet në pronësi shtetërore. Abazoviç: Historike

22 July, 2021 s.autor Rajon

Këshilli për Privatizim dhe Projekte Kapitale në Mal të Zi, njëzëri vendosi që Kriporja e Ulqinit të kthehet në pronësi shtetërore.

Këshilli, i kryesuar nga Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq, duke vepruar në bazë të kërkesës së Kriporës së Ulqinit në falimentim nga nëntori i vitit 2011, për të dhënë një mendim për vlerën e tregut të kësaj pasurie natyrore në procedurën e privatizimit, vlerësoi se shuma e tregtuar e letrave me vlerë nuk korrespondon me vlerën reale të pasurisë së patundshme të Kripores së Ulqinit dhe se, sipas kësaj, privatizimi është bërë në rrethana të dyshuara dhe jotransparente.

“Gjatë vendosjes për këtë çështje, Këshilli kishte parasysh të dhënat dhe gjetjet e hollësishme nga raporti i Komisionit për Vlerësimin e Tregut, me vendimin e Këshillit për të përcaktuar vlerën e Kriporës. Të dhënat e paraqitura nuk korrespondojnë me vlerën reale dhe si i tillë vendoset kthimi i kripores në pasuri shtetërore”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Këtë vendim e mbështeti edhe Zv/Kryeministri Dritan Abazoviq, i cili kthimin e pronës e quajti historike. Abazoviq falënderoi të gjithë ata që me vite kanë luftuar për ruajtjen e pasurive tona natyrore.

Megjithatë partia e spektrit politik shqiptar, Forca e Re Demokratike vlerëson se Kriporja është pronë e Komunës së Ulqinit.
“Qeveria deri më tani ka treguar kapacitetin e plotë vetëm për ta shkatërruar Kriporen dhe pronën e saj dhe tani i takon asaj që t’ia kthejë këtë pronë Komunës së Ulqinit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Kriporja e Ulqinit ishte ndër prodhuesit më të njohur të kripës në ish-Jugosllavi me një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë. Është një lagunë e njohur dhe ndodhet në deltën e lumit Buna. Aty ka edhe një pasuri të madhe shpendësh ku ujërat e ëmbla të lumit bashkohen me ujin e kripur të detit duke krijuar një oazë të veçantë për shpendë dhe zogjtë shtegtar.

Në vitin 2003 kriporja u privatizua, si pasojë e falimentimit të ndërmarrjes, por kjo pasuri është shitur me një çmim tejet të ultë, vetëm 800 mijë euro. Çmimi i tokës u vendos 5 cent për metër katror, duke u cilësuar këtë privatizim si aferë korruptive e politikës së Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Milo Gjukanoviq.

Kriporja e Ulqinit është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili financoi edhe studimin për mbrojtjen dhe përmirësimin e kripores. Në këtë kuadër BE ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim me kapitullin 27 të marrëveshjes, kapitull që i kushtohet parkut natyror të Ulqinit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SHPEJTËSI "SKËTERRË" NË RRUGË/ Ja sa lekë GJOBITET Fation Kuqari për mos respektim të rregullave të qarkullimit
Previous article PO BËHET VIRALE/ Shakaja pa kripë ndaj mesfushorit Keita, shokët e ekipit e bëjnë të dridhet nga frika (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT