• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDARJA NGA JETA E ANETA RAMËS/ ‘Urdhri Stomatologut’ mesazh ngushëllimi: Humbëm një nga ikonat tona
Home
Sociale

NDARJA NGA JETA E ANETA RAMËS/ ‘Urdhri Stomatologut’ mesazh ngushëllimi: Humbëm një nga ikonat tona

1 August, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Urdhri i Stomatologut ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit Edi Rama. Përmes një mesazhi ngushëllimi, Urdhri thekson se humbën një nga ikonat e stomatologjisë.

Kujtojmë se Aneta Rama ishte ndër mjeket e para stomatologe në Shqipëri, e cila u vlerësua në 2018 me çmim ‘Nderi stoma-tologjisë’.

MESAZHI I URDHRIT TE STOMATOLOGUT
Sot u nda nga jeta mjekja stomatologe “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” Dr.Aneta Rama. Dr.Aneta lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate ekselente. Dr.Aneta ishte dhe një sportiste e talentuar në katër lloje sportesh. Në vitin 1955 filloi studimet në një nga Universitet më me emer të Polonisë dhe i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1961. Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Dr.Aneta më vonë ka punuar në kryeqytet duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike. Dr.Aneta është dekoruar me çmime të ndryshme për punë shumë të mirë e rezultate shkencore në shërbimin ndaj qytetarit. Me rastin e 100 vjetorit të Stomatologjisë Vlonjate, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë i akordoi titullin më të lartë: “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare“ në një atmosferë të jashtëzakonshme festive të mbarë dentistrisë. Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi elitar në vendin tonë. Familja humbi njeriun e saj të dashur: nënën, gjyshen e njeriun që do ta kujtojë tërë jetën. Në emër të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Dr.Anetës.
U prehsh në paqe Dr.Aneta!
President i USSH
Nikoll Deda

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JU PËLQEN TË DUKENI STIL? Ky është sekreti për t'u dukur e veshur shumë, po shumë shtrenjtë
Previous article U NDA NGA JETA ANETA RAMA/ Momenti kur Rama shkon në pallatin ku ndërroi jetë e ëma (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Review-të negative nëpër biznese, 15 denoncime nga pronarët në Policinë e Shtetit, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar Aktualitet

PROTESTAT/ Review-të negative nëpër biznese, 15 denoncime nga pronarët në Policinë e Shtetit, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar

“KREDITË U SHLYEN ME BURIME TË PAJUSTIFIKUESHME”/ SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun Aktualitet

“KREDITË U SHLYEN ME BURIME TË PAJUSTIFIKUESHME”/ SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

E RËNDË/ U rrëzua nga faqja shkëmbore te Ura e Vashës, gjendet trupi i pajetë i ‘alpinistit’ Aktualitet

E RËNDË/ U rrëzua nga faqja shkëmbore te Ura e Vashës, gjendet trupi i pajetë i ‘alpinistit’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT