Ka përfunduar ashtu sikurse nuk duhej të kishte mbaruar, historia e dashurisë dhe martesa mes futbollistit me kombësi shqiptare që përfaqëson Zvicrën, Blerim Dzemaili dhe tashmë ish-bashkëshortes së tij, Erjona Sulejmani. Gjithçka zyrtare, me avokatë dhe kërcënime të drejtash, për shkak se futbollisti është ngopur duke parë se si i shfrytëzohet emri nga bashkëshortja, e cila i dëmtonte nderin dhe imazhin, duke përfituar nga fama e të shoqit për të përfituar publicitet dhe përfitime personale. Kështu, ish-futbollisti i Napolit dhe Bologna u detyrua t’i drejtohet procedurave formale për të kërkuar që gjithçka të përfundojë.
Pas një sërë tentativash për të gjetur një zgjidhje me mënyrat e mira, natyrshëm mesfushori i Zvicrës nuk mundi të bëjë tjetër, veçse të besojë vullnetin e tij te avokatët. “Avokatja Daniela Missaglia, në emër dhe për llogari të Blerim Dzemaili, komunikon se i asistuari i saj ka nisur praktikën për ndarjen ligjore nga bashkëshortja, zonja Erjona Sulejmani, përballë një krize të vijueshme. Në këtë fazë delikate, Blerim Dzemaili ndalon rreptësisht përdorimin nga ana e të shoqes, të mbiemrit Dzemaili, në fushën e saj si modele dhe prezantuese”, citon njoftimi zyrtar nga studio ligjore.
“Gjithashtu, saktësohet dhe preçizohet, që aty ku ajo përdor çështje personale dhe private, duhet të mbeten të tilla, duke e detyruar të veprojë në respekt të nderit dhe privatësisë së atij dhe të djalit”, përfundon komunikata. Erjona Sulejmani ishte njëra prej bashkëshorteve të futbollistëve që u kontaktua nga produksioni dhe u përfshi mes protagonisteve të programit “Capitane”, në transmetim te Spike. Programi tregon jetën luksoze të të fejuarave ose bashkëshorteve të futbollistëve dhe detaje plot gossip dhe sekrete në lidhje me jetën e tyre në çift.