• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDARJA E SHQIPTARËVE DHE SERBËVE/ Presidenti Vuçiç shprehet pro saj
Home
Shqipëri

NDARJA E SHQIPTARËVE DHE SERBËVE/ Presidenti Vuçiç shprehet pro saj

11 August, 2018 k.autor Politikë, Rajon, Shqipëri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se është pro ndarjes së serbëve dhe shqiptarëve.

“Unë jam në favor dhe kjo është politika ime për ndarjen me shqiptarët, sepse të kemi një territor që nuk dihet se kush e trajton atë dhe se kujt i përket, është gjithmonë një burim konfliktesh të mundshme. Nuk e fsheh një synim të tillë, por nuk dihet nëse këtë do ta pranojë populli serb apo jo, dhe nëse do të ketë sukses, kjo nuk varet vetëm nga Serbia”, tha Vuciç.

Mediat në Prishtinë citojnë përfaqësuesit e disa shteteve më të industrializuara, të cilët shprehen kundër lëvizjes së kufijve, pasi sipas tyre kjo mund të sjellë destabilizimin e Ballkanit.

Ambasada e Britanisë së Madhe thotë: “Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese. Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tanishëm. Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilën përfitojnë të dy vendet”.

Ndërsa ambasada gjermane në Kosovë thotë se “Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve”.

“Ministri i shtetit gjerman, Michael Roth, sikurse edhe ambasadori Christian Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve”, citon e përditshmja kosovare “Koha Ditore” një pjesë të intervistës së ministrit Roth.

Ndërkohë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë Greg Delawie i ka kundërshtuar zërat se administrata amerikane ka ndryshuar qasje ndaj Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga miqtë më të afërt dhe mbështetës të Kosovës, pavarësisht atë që mund të lexoni në media, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Partneriteti ndërmjet dy vendeve është i thellë dhe shumë dimensional”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, presidenti Hashim Thaçi thotë se “nuk ka ndarje tokësore të Kosovës”, por kërkon korrigjim të kufirit, që sipas tij nënkupton bashkimin me Kosovën të tri komunave me shumicë shqiptare të jugut të Serbisë.

Sidoqoftë, Serbia dhe Kosova do ta vazhdojnë dialogun e nivelit të lartë politik në fillim të shtatorit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Një marrrëveshje e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po kërkohet me ngulm nga BE-ja. Këtë e konfirmoi këtë të premte edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin, i cili tha se “një zgjidhje e përhershme e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të jetë realiste dhe e qëndrueshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Shtatorët (dhe tetorët) e vetmuar të PD
Previous article Këto foto që tregojnë superfuqitë e baballarëve janë gjëja më e bukur për sot

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT