• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDARJA E PD/ Gjekmarkaj: Shkak interesat personale e egoizmi. Demokratët ta kërkojnë fajin te Berisha e Basha
Home
Politikë

NDARJA E PD/ Gjekmarkaj: Shkak interesat personale e egoizmi. Demokratët ta kërkojnë fajin te Berisha e Basha

23 December, 2022 F.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka folur në lidhje me situatën brenda PD-së teksa ka thënë se çështja e ndarjes mes palëve është për shkak të egoizmit dhe interesave personale.

Sipas tij demokratët duhet të kërkojnë fajin te deputetët por në fakt duhet ta drejtojnë gishtin te Sali Berisha dhe ish-kreu i partisë, Lulzim Basha.

“Është një nga arsyet që preferoj të hesht pasi mendimet e mia mund të enë në kundërshtim me shumicën, qëndrimet e mia janë mbështetur me fakte. Mund të them që ndarja e PD është një çështjes egoizmi dhe interesash personale dhe mbahet peng për interesa personale. Demokratët e Shqipërisë mund të kërkojnë fajin te deputetët por duhet ta vënë gishtin te Berisha dhe Basha, janë burimi i fatkeqësive.

Mund t’i kërkojnë te Basha por nuk mjafton, Berisha e ka sjellë atë dhe e ka mbajtur dhe kur Basha i doli kundër ai e hoqi. Kjo s’do të thotë që Berisha është një lider që nuk vlen, por e ka konsumuar kohën e vetë politike e historike. Unë e kam dashur dhe e kam votuar shumë herë, për mua është e dhimbshme që kjo parti sot të kthehet në një parti lokale ku përfaqëson vetëm zonat rurale të vendit.

Berisha tha që do ta hapë PD-në por ka ish-ministra dhe njerëz të përfolur. Kjo parti nuk është hapur, qasja që ka pasur me pjesën tjetër ka qenë asgjësuese, unë e shoh veten jashtë të dyja grupeve. Unë e shoh veten te PD e votuesve, unë jam te PD sa mundem dhe sa di i shërbej opozitarizmit. Duhet të investohet për një lider të ri përbashkues. Liderin e prodhon vota por për të shkuar aty duhen disa vullnete, duhet vullnet i madh nga Berisha, edhe nga lideri i vogël Basha, që mos të bëjë llojin e rikthimit, nëse do kthehej do e bënte për interesat e veta. Druaj se fjalët e mia do vërtetohen shpejt.

PD-në mund ta bashkojë kushdo, ka njerëz shumë të zotë në vend. Nuk mund të kërkohet fitorja gjithmonë te Berisha, u ka dhënë fitoren 2 herë. Askush nuk duhet të tentojë të zhbëjë figurën e tij. Berishën nuk e zbeh askush, as dënimet ndërkombëtare, por fakti është që ai nuk mund ta çojë më të djathtën drejt fitores.

Çdo përgjigje që jap për daljen me 2 kandidatë në zgjedhje këtë nuk kënaq askënd, pati përpjekje reale për një kandidat të përbashkët, nuk mu duk se kishte vullnet nga Berisha pasi a i kërkon një tabelë në rast se humbet zgjedhjet. Ne propozuam që debate politik të pezullohej dhe të përqendroheshim por Berisha vendosi që primaret e tij janë më të rëndësishme. Nuk ishin një proces i gabuar por i pamjaftueshëm”, tha Gjekmarkaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JE KURIOZE TA DISH? Ja sa i mirë është në shtrat partneri juaj, sipas shenjës së horoskopit
Previous article EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, humb jetën një person

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin Politikë

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT