• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NDARJA E DEMOKRATËVE…”/ Mustafa Nano: PD-në e ka në dorë Basha, Berisha është kartë e djegur
Home
Politikë

“NDARJA E DEMOKRATËVE…”/ Mustafa Nano: PD-në e ka në dorë Basha, Berisha është kartë e djegur

13 September, 2021 F.autor Politikë

Tensioni brenda partisë Demokratike duket i madh që me përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit është duke kërkuar mbështetje nga demokratët.

Mustafa Nano thotë për MCN  se Partia Demokratike është në dorë të Bashës tashmë, dhe se Berisha thjesht mund të marrë vetëm një copë të vogël.

Sipas Nanos, erërat janë duke fryrë në favor të Bashës, ndërsa Berishën e cilësoi si një njeri në hall, ku sjella e tij e demonstron edhe më mirë këtë.

“Ajo që presim tani është ndarja në dy copa e demokratëve, dhe ne do presim sa e vogël është copa berishiane aty brenda. Aty brenda të gjithë e duan Berishën, e gjithë partia është berishiane dhe kjo e bën sistuatën pak absurde se po zihen për Berishën një komunitet, po ndahet në dy pjesë njerëz që e duan të gjithë. Por partinë e ka nën kontroll Basha, Berisha mund të marrë një pjesë të vogël. Berisha është përfundimisht i djegur”, shprehet Nano.

Mund ta dëmtojë Berisha, Bashën, duke sjelle si reference Azem Hajdarin.  Mund te rimarre partine bazuar mbi këtë retorike?

Nuk besoj, është një situatë tjetër, jemi gati 20 vjet më pas. Kemi dyalizimin Basha-Berisha. Basha nuk është në pozitat e Hajdarit, Berisha i sotëm nuk ka në kontroll asgjë, ndërsa atëherë kishte gjithçka. Pra erërat janë duke fryrë në favor të Bashës.

Procesi politik që ka nisur me shpalljen non grata të zotit Berisha por edhe me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar mund të reflektohet edhe në një raport të ri që ai mund të ketë me drejtësinë?

Ky është rasti për të bërë spekulim. Ajo gjë që më bën të mendoj se mund të ndodh është sjellja e Berishës ai mendon se kjo ndodhë dhe unë besoj se do ndodh. Ai po e kalon këtë luftë në nivele qesharake, ndërkohë që të gjithë e dinë, ai ka një hall të madh dhe sjellja e tij e demonstron. Unë vetë nuk shqetësohem, sepse amerikanët e kanë shpallur ‘non grata’ Berishën jo se është anti-amerikan, ata e kanë shpallur për dëmin që ai na ka bërë ne, për minuset e demokracisë, korrupsionin, etj.

Presidentin Meta e shohim disi më të qetësuar, por pavarësisht se dekretoi zotin Rama për ministrat kërkoi informacion nga Prokuroria. Si e shihni pozicionin e zotit Meta pas daljes së Berishës nga skena?

Ky rol ka ndryshuar më herët menjëherë pas zgjedhjeve kemi parë Metën të transformuar në mënyrë automatike dhe për shkak të fitores së Ramës dhe zvogëlimit të peshës së LSI. Tani ai është në një fazë se si duhet të sillet, përfundimisht ai e ka futur në kokë idenë se amerikanët janë shumë të rëndësishëm dhe ky besoj se është leksioni që ka nxjerr Meta. Është futur në kostumin e presidentit por i ka rënë kredencialet, autoriteti, kam përshtypjen se mezi po pret të dali nga ajo ndërtesë dhe të marri partinë e vet. Ai e ka dëmtuar veten shumë. Ai pret të shoh çfarë do ndodhi me të. Atë dhe Berishën e shoh si personazhe që kanë mbaruar karrierën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA e Fatos Lubonjës: Lulzim Basha u largua nga seanca për të treguar se nuk ka bërë kompromis me Ramën
Previous article I DEL NË KRAH BERISHËS/ Bujar Nishani: Basha ka “përplasur” PD me interesin amerikan

F.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT