• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NDALONI AKSESIN E RUSËVE…”/ Zelensky në parlamentin grek: Në Mariupol s’ka mbetur asgjë…
Home
Nderkombetare

“NDALONI AKSESIN E RUSËVE…”/ Zelensky në parlamentin grek: Në Mariupol s’ka mbetur asgjë…

7 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

“Në Mariupol nuk ka mbetur asgjë, është shkatërruar plotësisht, qyteti paqësor përjetoi dhunën e ushtrisë ruse. Bombardimi i çdo këndi, akoma dhe teatrit me civilë të pafajshëm është vepër e pilotëve rusë që shikonin qartë ku godisnin”.

Këto kanë qenë disa nga fjalët e mesazhit të Presidentit të Ukrainës Zelensky drejtuar deputetëve grekë. Ai ka folur sot në një lidhje në parlamentin e shtetit helen për ato çfarë kanë ndodhur në Ukrainë, duke iu kërkuar ligjvënësve grekë të ndalojnë aksesin e rusëve në çdo port.
“Liri ose Vdekje, parrulla e revolucionit grek e 1821, të njëjtën kemi dhe ne sot.

Përveç Mariupolit, kërcënohet dhe një tjetër qendër e homogjenëve grekë, Odesa.
Sot Odesa është e qetë sepse ushtria jonë arriti të neutralizojë ushtrinë ruse. Një ushtri që solli vdekje, shkatërrim, në territorin tonë.
Ushtria ruse qëlloi dhe eliminoi civilë në disa zona me qëllim, me plan të caktuar, jo rastësisht. Dhembja është e madhe, e thellë.
Ushtria ruse dërgon civilë në Rusi, ne duhet të shpëtojmë sa më shumë mundemi. Rusët duhet dhe do japin llogari për krimet e sotme.
Ndihmoni zonat me elementin helen, Mariupoli dhe Odesa, siç u themelua në Odesa për revolucionin grek kundër turqve”, tha Zelensky.

Ai falënderoi më tej Greqinë për ndihmën humanitare, mbështetjen e vazhdueshme dhe sanksionet kundër Rusisë.

“Por nuk mjafton. Ju lutem, përdorni influencën tuaj në BE për të siguruar me mbështetje më të organizuar e të madhe paqen në Mariupoli. Rusët u zgjuan nga ëndrra se mund të sundojnë lehtë Mariupolin. Duhet të zhdukim përgjithmonë dhe njëherë e mirë forcat ruse nga territori ukrainas. Si gjithmonë sulmuesit humbasin dhe kjo do të ndodhë edhe këtu. Le të flasim hapur, ky është një sulm kundër Europës, lufta ka shkaktuar probleme dhe mungesa në energji, lëndë djegëse, është koha të mbyllim derën Rusëve në çdo aspekt, jo sanksione të kufizuara, jo vetëm sanksione bankare. Ndaloni aksesin e Rusëve në çdo port, në çdo hyrje të BE-së”, tha Zelensky.

Me duartrokitje të gjatë u përshëndet fjalimi i presidentit Zelenski në parlamentin grek. “Rroftë Ukraina, rroftë Liria. “Me fjalën emocionuese të presidentit Zelenski shprehim solidarizimin me popullin ukrainas”, përfundoi seancën kryetari i parlamentit grek, Konstandinos Tasulas

Në vijim në seancë 2 ukrainas dhe 2 grekë të Ukrainës folën për horrorrin e luftës në zonë duke dhënë një përshkrim me detaje të ditëve nën pushtimin rus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Britania: Sulmet me artileri dhe ato ajrore po vazhdojnë në Donbas
Previous article HUMB KONTAKTET ME FAMILJEN KRYESEKRETARJA E GJYKATËS SË LEZHËS/ Lë pas 2 fëmijët, bashkëshorti denoncon në polici

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT