Qindra demonstrues u mblodhën në kryeqytetin danez të veshur me mbulesat e fesë myslimane të mërkurën për të protestuar kundër ligjit që ndalon mbulesat e grave, duke u ankuar se legjislacioni shtyp gratë muslimane dhe shkel të drejtat e tyre.
Danimarka nuk është shteti i vetëm pasi dhe disa vënde të tjera evropiane kufizojnë mbulimin e grave. Franca e ndaloi perçen e plotë në vitin 2011, ndërsa Belgjika, Austria, Hollanda dhe një pjesë e Zvicrës kanë kufizime në vend për mbulimin e grave myslimane. Vende të tjera evropiane janë ende në debat për çështjen.
Ligji danez u miratua në maj dhe hyri në fuqi të mërkurën, që do të thotë se njerëzit që mbajnë perçe në publik mund të gjobiten nga 1,000 korona daneze (157 $), për një shkelje të parë, deri në 10,000 krone për një shkelje të katërt.
Disa gra që mbajnë niqabë – të cilat mbulojnë plotësisht trupin, por lënë hapësirën e hapur të syve – thanë se kjo do ta bënte shumë të vështirë për ato daljet nga shtëpia qoftë të merrnin fëmijët e tyre në shkollë, dyqan ushqimor, ose thjesht të lëviznin nëpër komunitetet e tyre
Një protestuese muslimane – Sabina, e cila mban një niqab – tha se do të kishte “pasoja të mëdha” në jetën e saj.
“Çdo herë që unë hap derën për të dal jashtë, unë jam një kriminel, unë duhet të qëndroj në shtëpinë time, e izoluar, unë nuk mund të shkoj në dyqan ushqimore, unë nuk mund të dal,” tha ajo për CNN.
“Veshja është një zgjedhje e rëndësishme shpirtërore për mua dhe tani është edhe një shenjë proteste. Sa herë që qeveria e bën këtë, ata më bëjnë më të fortë në besimin tim”.
AlpeNews.al


