• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDALIMI I IMPORTIT TË USHQIMEVE/ Ukraina padit fqinjët e BE-së
Home
Nderkombetare

NDALIMI I IMPORTIT TË USHQIMEVE/ Ukraina padit fqinjët e BE-së

19 September, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina ka ngritur padi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë për vendimin e tyre për të ndaluar importin e ushqimeve nga Kievi.

“Kufizime të tilla janë një shkelje e detyrimeve ndërkombëtare nga fqinjët e BE-së të Ukrainës.”

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë vitin e kaluar mbylli të gjitha korsitë kryesore të transportit të Detit të Zi dhe e detyroi Ukrainën të gjente rrugë alternative tokësore. Nga ana tjetër, kjo çoi në sasi të mëdha drithi që përfunduan në Evropën Qëndrore.

Fermerët e atyre vendeve kanë mbajtur disa herë protesta duke thënë se dërgesat e drithit ukrainas me sasi të mëdha dhe me çmime të ulëta, po shtrëmbëronin tregjet lokale.

Presioni bëri që blloku 27-anëtarësh i BE-së të binte dakord në fillim të këtij viti për kufizime tregtare mbi importet e Ukrainës në Hungari, Poloni, Sllovaki si dhe Bullgari dhe Rumani deri më 15 Shtator. Në ditën e afatit, Komisioni Evropian vendosi të mos e zgjasë ndalimin.

Nga ana tjetër, qeveritë në Budapest, Varshavë dhe Bratislavë kundërshtuan masën e Komisionit duke shpallur kufizimet e tyre.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne të dëshmojmë se shtetet anëtare individuale nuk mund të ndalojnë importet e mallrave ukrainase. Kjo është arsyeja pse ne po ngremë padi kundër tyre (Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë) në OBT”, u shpreh Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.

Svyrydenko shtoi se eksportuesit ukrainas kishin pësuar dhe po vazhdojnë të pësojnë humbje të konsiderueshme për shkak të ndalimeve të njëanshme. Komisioni Evropian ka deklaruar vazhdimisht se nuk i takon anëtarëve individualë të BE-së të bëjnë politikën tregtare për bllokun.

Polonia, Hungaria dhe Sllovakia po lejojnë ende grurin ukrainas të kalojë tranzit nga vendet e tyre në tregje të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Rama takon në New York ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly. Ja kush e shoqëron
Previous article E PËSON KEQ/ U kap duke transportuar dru zjarri, prangoset 41-vjeçari në Devoll

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT