• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndalimi i dy iranianëve të dyshuar si terroristë: Jemi gazetarë. Kemi ardhur me…
Home
Aktualitet
Kronikë

Ndalimi i dy iranianëve të dyshuar si terroristë: Jemi gazetarë. Kemi ardhur me…

22 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mësohet se dy shtetas Iranian të dyshuar si persona të përfshirë në aktivitete terroriste janë ndaluar paraditen e të enjtes. Ata janë ndaluar në ambientet e jashtme të kryegjyshatës Botërore Bektashiane, pak përpara nisjes së ceremonisë festive të Sulltan Nevruzit.

Iranianët: Jemi gazetarë

Shtetasit iranian janë ndaluar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit janë F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç. Momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Një person i cili ishte i ftuar në këtë ceremoni dhe ka parë momentin e ndalimit të dy iranianëve tha se këtë aktivitet Garda e Republikës kishte ndërmarrë shërbime të përforcuara. “Punonjësit e Gardës së Republikës kishin të printuara fotot e disa personave potencialisht të rrezikshëm për sigurinë e personaliteteve VIP në festimet e komunitetit bektashian”, deklaroi ai në kushtet e anonimatit.

Nga informacionet e para mësohet se dy iranianët, kishin mbërritur disa ditë më parë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit duke kaluar pa asnjë problem kontrollin policor. Këta dy shtetas Iranian janë ndaluar për verifikime të mëtejshme nga agjentët e antiterrorit në Shqipëri, pas informacioneve të mbërritura nga partnerët ndërkombëtar se ata kanë prirje të përfshihet në akte terroriste në vendin tonë.

Në vëzhgim 10 persona të dyshuar si terroristë

Report TV ka mësuar gjithashtu se prej fillim Marsit agjencitë e inteligjencës dhe të anti-terrorit janë duke mbajtur në vëzhgim mbi 10 persona të cilët janë sinjalizuar si persona që mund të organizojnë akte terroriste në Shqipëri.

Të gjithë shtetasit Iranian që hynë në Shqipëri janë subjekt i kontrolleve të imtësishme në kufi dhe gjatë qëndrimit në vendin tonë. Agjencitë ligj-zbatuesve në vend tregojnë një kujdes të posaçëm për shtetasin Iranian për mos të lejuar futjen e agjentëve sekret të Teheranit të cilët mund të ndërmarrin akte që dëmtojnë sigurinë e 3.000 muxhahidinëve Iranian që strehohen në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpatit i DHEMB akoma! Shihni çfarë i bën Afërditës dhe motrës së saj
Previous article Ja sa do kushtonin legjendat e futbollit nëse transferoheshin në merkaton e ditëve të sotme

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK E KA THIRRUR TË PARAQITET SOT/ Zgjerohen akuzat ndaj Belinda Ballukut, pritet t’i komunikohen edhe për 3 lotet Aktualitet

SPAK E KA THIRRUR TË PARAQITET SOT/ Zgjerohen akuzat ndaj Belinda Ballukut, pritet t’i komunikohen edhe për 3 lotet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT