Një lajm shumë i trishtë për artin shqiptar na vjen nga matanë Atlantikut. Është ndarë nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej vitesh me familjen, aktori dhe regjisori i njohur, një prej korifenjve të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pirro Mani. Ai ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Kryeministri Rama ka shprehur një mesazh ngushëllimi në faqen e tij zyrtare.
POSTIMI
“LAMTUMIRË USTA!
Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes.”