Afrim Koci ishte padyshim nje nga perkthyesit me te shquar te vendit tone dhe nje intelektual publik i njohur. Me mbi 120 tituj librash te perkthyer nga gjermanishtja dhe gjuhe te tjera, Koci eshte perfaqesues i denje i shkolles shqiptare te perkthimit qe i ka dhene lexuesit tone kryeveprat e letersise boterore.
Kontributet e tij pergjate me shume se 40 viteve ne fushen e letersise dhe kultures si dhe integriteti i tij i larte moral dhe intelektual e bejne Afrim Kocin nje personalitet te paharruar te letrave shqipe, qe do te nderohet nga te gjithe. Familiaret bejne te ditur se homazhet ne kujtim te Afrim Kocit do te zhvillohen te merkuren nga ora 10.30 ne Muzeun Historik Kombetar, ndersa varrimi do te jete ne ora 13.00.