• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare Billy Graham
Home
Jetë

Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare Billy Graham

21 February, 2018 k.autor Jetë

Vdiq në moshën 99 vjeçare Billy Graham, evangjelisti i krishterë amerikan që ka predikuar për miliona njerëz në mbarë botën.

Udhëheqësi ungjillor ka këshilluar figurat më të fuqishme e më të njohura të shekullit të 20-të, përfshirë çdo president amerikan nga Harry Truman tek Barack Obama.

Sipas ekspertëve të fesë, Billy Graham ishte një udhëheqës karizmatik, një nga pak evangjelistët amerikanë që e përçonte mesazhin te masat e mëdha të njerëzve, pa marrë parasysh bindjet fetare. Në vitin 1950 ai themeloi shoqatën evangjeliste “Billy Graham” për të përhapur më tej ungjillin nëpërmjet “kryqëzatave” të tij të famshme, seanca shumëditore predikimi, që shpesh mbaheshin në stadiume.

Ai i zhvilloi këto “kryqëzata” në çdo kontinent, përveç Antarktidës. Billy Graham ka predikuar në ish bllokun sovjetik përpara rënies së komunizmit. Në dimrin e vitit 1994, Billy Graham mbajti predikime në Kinë dhe Korenë e Veriut, ku gjithashtu u takua me udhëheqësit politikë dhe fetarë të atyre vendeve. Si rezultat i udhëtimeve të tij, ai arriti në përfundimin se krishterimi nuk është më një fe vetëm perëndimore.

“Krishtërimi është më i fortë në Afrikë, në Amerikën Latine dhe në Azi se sa në Evropë. Në Evropë quhet ende krishtërim, por nuk ka shumë forcë dhe fuqi. Isha në Romë dhe pata një bisedë me Papën lidhur me këtë. Mendoj se ai pajtohej me atë se tashmë, jeta e vërtetë e krishterimit ndodhet në atë që ne e quajmë bota e tretë”, ka thënë Billy Graham.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhafaj takon ministrin britanik për Sigurinë: Operacione të përbashkëta kundër krimit
Previous article AGRON GJEKMARKAJ/ Dosja e Maks Velos dje dhe tonat sot

k.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT