Emma Chambers, aktorja britanike e njohur për rolin e saj në filmat The Vicar of Dibley dhe Notting Hill, ka ndërruar jetën në moshën 53-vjeçare.
Agjencia e saj në një deklaratë tha se ajo vdiq nga shkaqe natyrale, duke shtuar se Emma dha një kontribut të madh në botën e artit falë një pune të palodhur, ajo solli shumë të qeshura dhe gëzim.
Lindur në Doncaster, Chambers u shkollua në Akademinë e Arteve të Webber Douglas në vitet 1980, duke punuar në teatër për 10 vjet.
Megjithatë, roli më i dashur i saj do të mbetet Alice Tinker në The Vicar of Dibley. Chambers la pas bashkëshortin e saj Ian Dunn edhe ai aktor./tvklan.al