• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndahet NGA JETA ish-byroisti i njohur, besnik i Enverit dhe Ramizit. Si i shpëtoi puçeve të regjimit
Home
Shqipëri

Ndahet NGA JETA ish-byroisti i njohur, besnik i Enverit dhe Ramizit. Si i shpëtoi puçeve të regjimit

16 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Është ndarë dje nga jeta, në moshën 98-vjeçare, Rita Marko, njëri prej liderëve të rëndësishëm të regjimit komunist, ishanëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë.

Marko ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më besnik të diktatorit Hoxha, që u ka mbijetuar të gjitha goditjeve brenda kupolës komuniste, falë përshtatjes me qëndrimin represiv të kreut të regjimit transmeton Panorama.

I ardhur në drejtimin e Partisë nga radhët e drejtuesve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ishte ndër të rrallët byroistë që e mbylli karrierën politike me shembjen e sistemit komunist, ndërkohë që pjesa më e madhe e kolegëve të tij mbetën viktima të diktaturës komuniste.
Rita Marko u lind në Dishnicë të Korçës, më 17 shkurt 1920 dhe u anëtarësua në Partinë Komuniste në vitin 1942. Gjatë luftës shërbeu si komisar i Brigadës së Dytë Sulmuese dhe komisar i Brigadës së Tetë të Mbrojtjes Popullore. Në vitin 1950 u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor.
Nga viti 1966 deri në vitin 1976 kreu detyrën e zëvendëskryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Nga korriku 1950 deri në mars 1951 shërbeu si ministër i Industrisë. Në periudhën 1970-1982 ka qenë president i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Në prill të vitit 1950, ai u bë kandidat i Komitetit Qendror të Partisë dhe në Kongresin e Dytë të Partisë, në vitin 1952, u zgjodh anëtar i KQ.
Në Kongresin e Tretë të Partisë në vitin 1956 u zgjodh anëtar i Byrosë Politike. Shërbeu si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Korçës nga viti 1949 deri në vitin 1950. Në mars 1951 u bë sekretar i Komitetit Qendror të Partisë.
Fundi i regjimit komunist e gjeti në pension pas dorëheqjes nga të gjitha funksionet në fundin e viteve ‘80. Në dhjetor të vitit 1991, bashkë me disa liderë të tjerë të PPSH-së, u dënua me tetë vjet burg, me akuzën për shpërdorim të detyrës.
U lirua në korrik të vitit 1995. I tërhequr nga jeta publike prej vitesh, Marko nuk pranoi asnjëherë interesimin e medies për të hedhur dritë mbi bëmat e regjimit komunist në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Chelsea interesohet për mbrojtësin e Romës
Previous article Si reaguan eprorët për largimin e tij, flet Turjan Hyska: Ishte e panegociushme, nuk kishte vend për...

F.autor

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT