Bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, ka vdekur në moshën 65-vjeçare nga komplikimet e kancerit të limfomës.
Allenit i ishte rikthyer e njëjta sëmundje që pati në vitin 2009-n, dy vite më parë.
Jo shumë kohë më parë, ai u shpreh se mjekët ishin shfaqur optimistë rreth trajtimit mjekësor.
Megjithatë, miliarderi nuk ka arritur dot ta fitojë këtë “betejë” me jetën.
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, tha: “Jam i mërzitur për ndarjen nga jeta të një prej miqve më të vjetër dhe më të dashur … Informatika nuk do të kishte ekzistuar pa të.”
“Ai meritonte shumë më tepër kohë për të jetuar, por kontributet e tij në botën e teknologjisë dhe filantropisë do të vazhdojnë të jetojnë për gjeneratat që do të vijnë,” shtoi ai.
Biznesmeni e ngriti pasurinë e tij së bashku me shokun e shkollës Bill Gates, pasi themeluan gjigantin e teknologjisë Microsoft në 1975.
Allen u largua nga kompania në vitin 1983 pas diagnozës së tij të parë me sëmundjen e kancerit të gjakut “Hodgkin”, por u rikthye për t’u bërë një sipërmarrës i suksesshëm me firmën e tij për investime në media dhe komunikim, “Vulcan”, që e ngriti në vitin 1986.


