Ndërron jetë në spitalin e Durrësit Ardi Daullxhiu, personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe internetit.
“Panorama” ka konfirmuar nga burimet në spitalin e qytetit bregdetar se Ardi Daullxhiu ka pësuar një arrest kardiak.
Ai njihej si “i mjeri më i famshëm” në Shqipëri dhe u bë publik në emisionin “Zonë e Lirë”, të gazetarit Arian Cani, ku kërkonte ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi si dhe t’i siguronin një shtëpi ku të jetonte.


