Ditën e sotme është organizuar “Panairi i Librit 2021.” I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili vlerësoi shkrimtarët për veprimtarinë e tyre
“Për ata që janë të përkushtuar në këtë kauzë, do të doja që vëmendja të ishte çdo ditë të vitit. Vitin tjetër do të doja të kemi ndoshta një edicion të veçantë për letrarët e rinj. Nuk besoj se ka një sport më të rëndësishëm se sa ky i kalitjes së mendjes. Nga ana tjetër ne duam të financojmë më shumë panairin, apo çmime të ndryshme”, tha Veliaj.
Kryetarja e jurisë, Anila Mullahi në fjalën e saj u shpreh se në panair janë paraqitur 114 libra.
“Ka vlerësuar të gjitha veprat e botuara, që nuk ishin vepra të pranishme në panairin e vitit të kaluar.114 libra janë paraqitur në shtëpinë botuese. Në panair janë paraqitur shumë vepra të përkthyera.
Ndërsa Erion Kristo theksoi gjithashtu se në këtë Panair janë paraqitur libra shumë të mirë.
Në këtë ceremoni, Flavia Kaba u vlerësua me “Çmimi më i mirë për përkthimin”.
“Jam shumë e nderuar. Falënderoj jurinë që vlerësoi përkthimin dhe punën time”, tha ajo.
-Virgjil Muçi u vlerësua me “Çmimi për shkrimtarin më të mirë”.
“Falënderoj jurinë, shoqatën e votuesve. Falënderoj Erionin që është pranë kulturës dhe kështu duhet të jetë. Dëshiroj që kështu të mblidhemi çdo vit për datëlindjen e librit dhe për ta mbajtur atë gjallë mes nesh”, tha ai.