• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NAVIGIMI DHE KËRKIMI I VENDEVE/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini
Home
Teknologji

NAVIGIMI DHE KËRKIMI I VENDEVE/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

15 March, 2026 s.autor Teknologji

Google ka prezantuar një përditësim të madh për aplikacionin Google Maps, duke integruar teknologjinë e inteligjencës artificiale Gemini për ta bërë navigimin dhe kërkimin e vendeve më inteligjent dhe më interaktiv, sipas AP.

Aplikacioni i hartave, i përdorur nga më shumë se 2 miliardë njerëz në mbarë botën, do të mbështetet gjithnjë e më shumë te IA për t’i ndihmuar përdoruesit të vendosin se ku të shkojnë dhe si të arrijnë atje.

Një nga veçoritë kryesore të reja quhet “Ask Maps”, e cila funksionon si një asistent bisedor brenda aplikacionit.
Përdoruesit mund të bëjnë pyetje në mënyrë natyrale, për shembull të kërkojnë kafene më pak të mbushura, pika për karikimin e pajisjeve ose një itinerar të detajuar për një udhëtim rrugor me disa ndalesa.

Rekomandimet e këtij sistemi bazohen në një bazë të dhënash me mbi 300 milionë vende dhe qindra miliona komente përdoruesish.

Google ka prezantuar gjithashtu një funksion të ri të quajtur “Immersive Navigation”, i cili përdor grafikë tredimensionale për të paraqitur rrugët dhe orientimin gjatë udhëtimit. Ky sistem mund të tregojë ndërtesa, terrenin dhe elemente të tjera të mjedisit përreth, duke e bërë më të lehtë orientimin e drejtuesve të automjeteve gjatë lëvizjes.

Përditësimi i ri fillimisht do të jetë i disponueshëm në aplikacionin mobil të Google Maps në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Indi, me plane për t’u zgjeruar më vonë edhe në vende të tjera dhe në kompjuterë.

Google thotë se ka vendosur masa sigurie për të shmangur gabimet e mundshme të IA-së, si dërgimi i përdoruesve në destinacione të pasakta.

Këto ndryshime janë pjesë e strategjisë më të gjerë të kompanisë për të integruar modelin e saj të inteligjencës artificiale Gemini në produkte të ndryshme, si Gmail dhe Chrome, ndërsa konkurrenca mes kompanive të mëdha të teknologjisë në fushën e AI-së po intensifikohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Macron bisedon me homologun iranian Pezeshkian
Previous article PLUMB MAGJIK? Armët lazer janë bërë realitet kundër dronëve

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën Teknologji

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

OPENAI PREZANTON GPT-5.6/ Modeli i ri i inteligjencës artificiale vjen pas vonesës për arsye sigurie Teknologji

OPENAI PREZANTON GPT-5.6/ Modeli i ri i inteligjencës artificiale vjen pas vonesës për arsye sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT