• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Natyra detyroi “ishullin e vdekjes” të zbulojë sekretet/ Një milion të vdekur
Home
Mister

Natyra detyroi “ishullin e vdekjes” të zbulojë sekretet/ Një milion të vdekur

7 May, 2018 Redaktor2 Mister

Shirat dhe zbaticat kanë lënë gjurmë në ishullin Hart.
Terreni, pak kilometra nga Manhatani ka shërbyer për 150 vite si një gropë e përbashkët për kufomat e panjohura, as të kërkuara, që janë groposur larg çdo ceremonie dhe në harresë.

Qarkullimet e fotove të kafkave, femurëve dhe të kockave të tjera njerëzore të zhvarrosura nga erozioni i terrenit i ka detyruar hetuesit të shkojnë në vendngjarje. Vetëm me një vizitë, një ekip i qeverisë lokale ka mbledhur 174 mbetje që u magazinuan dhe u kataloguan.

Rreth një milion kufoma dergjen në këtë ishull të blerë nga qyteti në vitin 1868. Ka qenë një burg i Luftës Civile, një azil, një spital për të sëmurët me tuberkuloz, një burg dhe një bazë raketash.

Ndërkohë që Nju Jorku dërgonte trupat me varka që nuk i kërkonte askush nga familjarët.

Administrata përgjegjëse e ishullit nuk ka organizuar kurrë një lloj varreze, as është kujdesur për terrenin, çka i ka dhënë emrin “ishulli i vdekjes”. Për më tepër hyrja është e kufizuar, vetëm pë rata që kanë familjarë të varrosur aty.

Nuk janë të reja gjetjet e kockave, por janë shtuar dëmet e shkaktuara nga uragani Sendi dhe nga stuhi të tjera.

“Kanë ardhur të pastrojnë kockat, por nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë e fundit,” – ankohet Melina Hunt. “Janë qenie të margjinalizuara dhe të harruara nga jeta, njerëz që kanë vdekur si indigjenë, viktima të sëmundjeve ngjitëse.

Po i viktimizojmë sërish edhe në banesën e tyre të fundit,” – u shpreh ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Khedira e shokon Juventusin! Ja ku po transferohet ai
Previous article Këto ishin momentet e dyshimta të "El Clasicos" që nuk u vrenjtën nga gjyqtarët (FOTO)

Redaktor2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT