• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NATO NË ALARM PAS SHKELJES SË HAPËSIRËS AJRORE NGA RUSIA/ Rutte: Veprime të qëllimshme ose paaftësi flagrante
Home
Nderkombetare

NATO NË ALARM PAS SHKELJES SË HAPËSIRËS AJRORE NGA RUSIA/ Rutte: Veprime të qëllimshme ose paaftësi flagrante

23 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një gjendje alarmi është shpallur në NATO-s pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore të vendeve anëtare, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Estoninë.

Ngjarjet e fundit kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë në krahun lindor të Aleancës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar me tone të ashpra.

Në një deklaratë për mediat, Rutte është shprehur  se veprimet e fundit ajrore janë ose të qëllimshme, ose një shfaqje e “paaftësisë flagrante”.

“Ne gjithmonë do të vlerësojmë rrezikun, nëse bëhet fjalë për një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj mbrojtjes sonë të përgjithshme, ndaj qëndrimit tonë dhe do të veprojmë gjithmonë në përputhje me rrethanat, por në këtë rast nuk u bë një vlerësim i një kërcënimi të menjëhershëm”, tha ai gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar ngjarjeve në Estoni.

Ndërkohë, kreu i NATO-s konfirmoi se është ende herët për të përcaktuar nëse Rusia qëndron pas fluturimeve të dyshuara të dronëve mbi Kopenhagë. Incidenti çoi në mbylljen e përkohshme të Aeroportit Ndërkombëtar të Kopenhagenit të hënën, duke ngritur alarmin për një nga ndërhyrjet më serioze në infrastrukturën civile të Danimarkës deri më sot.

“Autoritetet daneze po vlerësojnë aktualisht se çfarë ka ndodhur saktësisht. Është shumë herët për të thënë diçka përfundimtare”, shtoi ai.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e cilësoi ngjarjen si “sulmin më serioz ndaj infrastrukturës daneze deri më tani”, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së gatishmërisë në nivel kombëtar dhe aleatësh.

Ngjarjet e fundit shtojnë tensionet në kufijtë lindorë të NATO-s, në një kohë kur siguria euroatlantike mbetet e brishtë për shkak të sjelljes së paparashikueshme të Rusisë në rajon

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ALARM I KUQ" TE CHELSEA/ Dëmtimet shqetësojnë Maresca-n
Previous article FINKSIONE TË REJA ME INTELIGJENCËN ARTIFICIALE/ Facebook i vjen në ndihmë përdoruesve për të gjetur dashurinë

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT