• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NATËN DËGJOHESHIN TË BËRTITURA”/ Dëshmi e re tronditëse e djalit të jetimores: Roja përdhunoi një 13-vjeçare
Home
Aktualitet
Kronikë

“NATËN DËGJOHESHIN TË BËRTITURA”/ Dëshmi e re tronditëse e djalit të jetimores: Roja përdhunoi një 13-vjeçare

11 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera dëshmi tronditëse për abuzime seksuale dhe dhunë, vijnë nga fëmijët jetimë në jetimoren e Shkodrës.

Ndoi Rripa tha sot për emisionin “Shqipëria live” se ka jetuar në jetimore nga viti 2004 deri në 2013-n, ndërsa konfirmoi dëshmitë e Adriana Berishës dhe Ervis Zefit janë të vërteta për dhunën dhe përdhunimin (lexo këtu).

“I qëndroj pro deklaratave të tyre. Kam qenë person që jam dhunuar fizikisht nga roja i natës. Ai më detyronte të pastroja banjat. Nuk është ai që ka folur Adriana. Ai që më ka dhunuar mua ka qenë roja brenda institucionit, që flinte aty për të na ruajtur ne. Kur e kundërshtoja që të mos pastroja, ai më godiste. Ne si fëmijë e kemi bërë punën e tyre”, shprehet ai.

Ai rrëfen se është dhunuar sistematikisht nga punonjës të jetimores dhe është goditur me hekura, dhe shkopinj, ndërsa kur vinte drejtori, të gjitha silleshin shumë mirë me fëmijët.

 

“Kam qenë 10-11 vjeç. Dhuna nuk ka qenë vetëm për një periudhë moshe, por gjithmonë. Jam goditur shumë herë me hekura, shkopinj si nga kujdestaret femra ashtu edhe meshkuj. Kur vinte drejtori, ato silleshin shumë mirë me ne”, ka vijuar Rripa.

Ndoi gjithashtu ka rrëfyer edhe një rast përdhunimi nga roja i institucionit të një vajzë 13-vjeçare. Bëhet fjalë për një tjetër person që ka punuar në jetimore, dhe jo ai i akuzuar për përdhunimin e Adrianës:

“Personi qe me detyronte te pastroja banjat kishte marrëdhënie seksuale me nje vajzë 13 vjeçe. E kanë parë shumë veta. Roja ka patur një dhome dhe aty e merrte atë vajzën. Natën dëgjoja te bërtitura. Kur e mori vesh drejtori rojën e larguan nga puna. Kur e pyesnim ajo e mohonte se gjithë fëmijët e kishin frike rojën. I gjithë stafi i Shtëpisë së Fëmijës e dinte qe roja përdhunonte”, tregoi Ndoi.

Ndoi shprehet se vajza asnjëherë nuk ka folur rreth kësaj ngjarje me të tjerët, pasi kishte frikë dhe e mohonte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË RRUGËN VORË-TIRANË/ Shoferja humbet kontrollin e makinës, përplaset me shtyllën
Previous article MOSRRESPEKTIMI I DISTANCIMIT SOCIAL/ ISHSH: Qytetarët të pakujdesshëm, ndëshkim bizneseve (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT