• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NATA E NDËRRIMIT TË VITEVE/ Nënkryetari i bashkisë zbulon surprizat: Në kryeqytet vetëm do festohet
Home
Sociale

NATA E NDËRRIMIT TË VITEVE/ Nënkryetari i bashkisë zbulon surprizat: Në kryeqytet vetëm do festohet

30 December, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Nata e ndërrimit të viteve këtë vit do vijë me plot surpriza dhe emocione të paharrueshme në Tiranë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tregoi disa nga detajet e mbrëmjes dhe i ftoi të gjithë të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të shijuar nga afër koncertin dhe festivalin e fishekzjarrëve.

“Në pjesën e parë të ditës së datës 30 kemi cirkun e Tiranës që do të zbavitë të gjithë fëmijët, por edhe të rriturit, me numrat që ato kanë kohë që i përgatisin. Për të vazhduar pastaj në pjesën e pasdites me një bandë italiane shumë e famshme, për të kaluar te Silur Show Keys Tirana, dhe pastaj për të vazhduar prapë me DJ.

Ndërsa data 31 dhjetor do të fillojë përsëri me Cirkun e Tiranës, do të vazhdojë me celebrimin e kësaj nate, ku do të jetë Ardit Çuni, do të jetë Era Istrefi, do të jetë Arilena Ara, për të arritur në mesnatë, ku do të jetë spektakli i magjishëm i fishekzjarrëve, nga kryetari i Bashkisë dhe përshëndetjet nga të gjithë të ftuarit që do të jenë; për të kaluar përsëri me Ardit Çunin, Era Istrefin, Arilena Ara, dhe për të vazhduar me DJ. Pra janë disa net që Tirana nuk do fiket, vetëm do festohet”, u shpreh Seferi.

Në intervistën televizive, Seferi tha se gjëja shumë e bukur që e ngroh këtë festë është solidariteti.

“Gëzohem vullnetarizmin e qytetarëve të Tiranës për familjet në nevojë duke bërë që kjo festë mos të gëzohet vetëm nga disa persona, por të gëzohet nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Realisht është një moment shumë i bukur për të gjithë kur shikon këtë solidaritet, kur shikon këtë festë që përpara se të mbushë sheshin, mbush shpirtin e qytetarëve të Tiranës”, tha Seferi./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË BURG PËR VRASJE/ Si kontrollonte nga burgu shitjen e kokainës 38-vjeçari shqiptar, zbulohet roli i gruas së tij
Previous article EKZEKUTIMI I ARDIAN NIKULAJT/ Publikohet fotot e Ruben Saraiva në Marok. Pritet ekstradimi

s.autor

Postime të ngjashme

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të… Aktualitet

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT