• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NATA E NDERRIMIT TË VITEVE/ Clët janë këngëtarët që do performojnë në koncertin në “Sheshin Skënderbej”
Home
Sociale

NATA E NDERRIMIT TË VITEVE/ Clët janë këngëtarët që do performojnë në koncertin në “Sheshin Skënderbej”

30 December, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj janë dy artistët që do të performojnë nesër në sheshin “Skënderbej”, në natën e ndërrimit të viteve, në një spektakël të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç dy artistëve të famshëm shqiptarë, në shesh do të ketë edhe një super spektakël fishekzjarrësh.

“Me Elvanën dhe Albanin kemi planifikuar një super surpizë për nesër mbrëma: Do e presim të tre Vitin e Ri, vitin kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

Koncertin do ta fillojmë në orën 22:00, që njerëzit të kenë mundësi të mbarojnë darkën, e më pas të festojmë me një super spektakël me fishekzjarre – ndoshta spektakli më i bukur për fëmijët – me anë të të cilit duam të japim mesazhin se jeta vazhdon”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se viti tjetër, kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, është një mundësi e artë për të treguar se kush jemi.

“Në ndërrimin e viteve, kur Tirana merr zyrtarisht titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të jetë imazhi dhe talenti më europian që ka prodhuar Shqipëria. Do të doja që, ashtu siç e nisim këtë vit me Albanin dhe Elvanën, do të transmetojmë më të mirën tonë, jo se çdo gjë është perfekte, por kur jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë” kemi shansin historik të tregojmë se jemi modernë, se këtu ka talente, çuna dhe goca që punojnë fort në të gjitha fushat. Do të doja që ta nisnim me këmbë të mbarë dhe t’u urojmë të gjithëve nga sheshi në një spektakël fishekzjarrësh edhe me muzikën më të mirë në vend, një vit sa më të mbarë 2022!”, u shpreh Veliaj.

Këngëtarja Elvana Gjata u shpreh e lumtur që do jetë në shesh natën e Vitit të Ri për të gëzuar për jetën dhe shpresën.

Në fund artisti Alban Skënderaj tha: “Është një mënyrë për të festuar dhe për ta marrë vitin e ri me pak më shumë pozitivitet, me më shumë energji pozitive. Duhet të festojmë, duhet të dalim, duhet të rrimë bashkë, nuk duhet t’i trembemi socializimit. Shpresoj që kjo natë të jetë një natë e cila do t’i sjelli vazhdimësi vitit dhe shpresoj që t’i ngjajë kësaj nate viti 2022”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENDERI I UNIFORMAVE/ Gjykata e Posaçme jep dënimet për 10 të akuzuarit
Previous article LIGJI I RI NË KINË/ Ekzekutivi i Pekinit ashpërson masat, telashe të mëdha për futbollistët shqiptarë

F.autor

Postime të ngjashme

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT