• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NAMI” NË VLORË/ Sekuestrohen 53 kg kanabis, kallashnikov dhe 3 armë gjahu, 2 në pranga, procedohet kryeplaku dhe elektriçisti i zonës (DETAJE)
Home
Aktualitet
Kronikë

“NAMI” NË VLORË/ Sekuestrohen 53 kg kanabis, kallashnikov dhe 3 armë gjahu, 2 në pranga, procedohet kryeplaku dhe elektriçisti i zonës (DETAJE)

12 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka përfunduar me sukses operacioni i koduar ‘Tragjasi’. Kanë rënë në pranga dy persona, 1 tjetër është në kërkim ndërsa kryeplaku i fshatit dhe elektriçisti i zonës janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar shtetasit P. S., 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Janë proceduar penalisht shtetasit M. R., 43 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë kryeplak i fshatit Tragjas dhe shtetasi A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës në fshatin Tragjas.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar “Tragjasi”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta.

Gjithashtu sekuestrohen gjatë operacionit edhe 53 kg lëndë narkotike kanabis.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe 1 shpallet në kërkim.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tragjas si dhe elektriçisti i zonës.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Tragjasi”, si rezultat i të cilit janë arrestuar dhe proceduar penalisht autorët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, konkretisht:

Janë arrestuar shtetasit P. S., 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Janë proceduar penalisht shtetasit M. R., 43 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë kryeplak i fshatit Tragjas dhe shtetasi A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës në fshatin Tragjas.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa në territorin e banesës së shtetasit G. B., në fshatin Tragjas.

Po ashtu, në banesën e shtetasit G. B është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 53 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit T. T. u gjetën disa fidanë narkotikë të kultivuar në një ambient të banesës, 1 armë zjarri automatike, 3 armë gjahu teke, 2 thika dhe 1 shpatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIM/ Antitrupat e COVID-19 mund të mos qëndrojnë gjatë në trup
Previous article TJETËR RAST NË BULQIZË/ Mekaniku i minierës së kromit me Covid-19, si dyshohet që u infektua

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT