• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Nami në Verë”? Rama paralajmëron: Hotelet nga Velipoja në Sarandë të prenotuar
Home
Sociale

“Nami në Verë”? Rama paralajmëron: Hotelet nga Velipoja në Sarandë të prenotuar

13 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme nga godina e kryeministrisë në Tiranë, foli për sezonin turistik të kësaj vere.

Kryeministri dha lajmin se kjo verë do të sjellë turistë në vend më shumë se kurrë më parë.

“Të gjitha hotelet e dhomat e ofruara nga operatorët turistikë, nga Velipoja në Sarandë, janë të prenotuara. Kërkesa ndaj Shqipërisë rritet ndjeshëm vit pas viti dhe ndërkohë që punojmë për nxitjen e investimeve të reja, duhet të rrisim me patjetër cilësinë në çdo aspekt. Për këtë qëllim kemi hartuar një plan që përfshin një sërë ministrish dhe institucionesh. Shteti do të jetë në krye të detyrës si asnjëherë më parë, për të garantuar një sezon turistik me më shumë pastërti, më shumë siguri, më shumë mundësi argëtimi,” u shpreh Rama.

Ai gjithashtu preku disa çështje që lidhen me sigurinë, infrastrukturën dhe koordinimin e punës mes bashkive dhe Ministrisë së Turizmit.

“Ky sezon turistik të ketë një cilësi të re përsa i përket rolit dhe ushtrimit të detyrave të të gjithë institucioneve, dhe aktorëve shtetërorë. Është një sfidë e jashtëzakonshme për Shqipërinë, zhvillimi i turizimit në kushtet kur përballemi me një rritje të përvitshme të kërkesës, sidomos kur bëhet fjalë për instrastrukturën e mikpritjes.

Sot faktikisht çdo hotel dhe çdo dhomë nga veriu në jug është prenotuar, nga ana tjetër, rritet larmia e grupeve turistike në kuptimin e shteteve nga ato vijnë, dhe nuk diskutohet që mbetemi ende larg gadishmërisë nga pikëpamja e numrit të hoteleve, e kategorive të ndryshme të shërbimeve të ndryshme hoteliere në krahasim me kërkesën në rritje. Në aspektin e pastërtisë, sigurisë dhe përmbushjes së programit të familjeve apo individëve që kalojnë pushimet në Shqipëri, me një gamë më të gjerë aktivitetesh se rutina e përditshme e plazhit, duhet të bëjmë shumë më tepër. Prej fillimit të mandatit të dytë, kemi krijuar grupin ndërministror të punës.

Me planin e bërë kemi një instrument të besueshëm për të arritur që t’i çojmë përpara pozicionet e prapambetura në raport me këto aspekte, të kemi një sezon turistik më të pastër, të sigurtë dhe me më shumë mundësi për aktivitete të ndryshme për të gjithë pushuesit. Të koordinohet puna mes bashkive dhe institucioneve qëndrore, për një përfshirje të të gjithë komponentëve, që përbëjnë bazën logjistike dhe bazën e burimeve njerëzore të çdo bashkie që të krijohet një sinergji e nevojshme për t’ia dalë.

Jemi të vetëdijshëm që në aspektin e sigurisë, sigurimeve shëndetësore, mbrojtjes së turistëve nga kërcënimet e ndryshme që nga kërcënimet që vijnë me abuzimet me mjetet e ujit, që këtë vit do kufizohen në mënyrë drastike, e deri tek kërcënimi i mjedisit nga zjarret, janë bërë hapa përpara por krejt pamjaftueshëm. Ky do jetë një vit kthese. Ata që vizitojnë Shqipërinë të mund të vizitojnë pika të trashigimisë kulturore, të marrin pjesë në festa lokale të traditës ushqimore apo të kenë një itinerar për të hyrë me thellë në jetën e shqiptarit. Do të vijojë puna për ndërveprimin mes kryetarëve të bashkive dhe ministrinë e mjedisit,” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rikthimi Flamurtarit te fitorja, kalon nga Lushnja
Previous article Tronditet peshëngritja shqiptare, shtetet me doping jashtë Olimpiadës

F.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT