• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NAFTË KONTRABANDË NGA MAQEDONIA/ “Evazioni” çon në pranga pronarin e një kompanie transporti, menaxherin dhe shoferin
Home
Aktualitet
Kronikë

NAFTË KONTRABANDË NGA MAQEDONIA/ “Evazioni” çon në pranga pronarin e një kompanie transporti, menaxherin dhe shoferin

15 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Blerja e naftës në Maqedoninë e Veriut me një çmim më të lirë u ka kushtuar shtrenjtë tre personave në zonën e Dibrës.

Operacioni i koduar “Evazioni” çoi në pranga shtetasit Adil Çibaku, Izet Merdini dhe Artur Lami, përkatësisht administrator i një kompanie transporti publik, menaxher dhe shofer.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin instaluar dy serbatorë për naftë në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në Dibër të Madhe dhe më pas e depozitonin në një depozitë nafte në afërsi të ambienteve tregtare të subjektit të tyre.

Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin kontrabandë me mallra, për të cilat paguhet akcizë.

“Ky subjekt, duke qenë se disponon mjete të transportit të udhëtarëve nëpërmjet kësaj skeme, dyshohet se kryente kontrabandë me mallra, për të cilat paguhet akcizë dhe evazion fiskal duke shmangur detyrimet doganore të hidrokarbureve nga pika e kalimit kufitar Bllatë ku më pas u furnizonin mjetet e transportit”, sqaroi Policia.

Gjatë kontrollit në ambientet e magazinës së kompanisë u gjet një depozitë e mbushur me naftë në sasinë rreth 800 litra, e dyshuar se është grumbulluar nga veprimtaria e paligjshme e kontrabandës së kryer nga personat e arrestuar në flagrancë.

Po ashtu gjatë kontrollit janë sekuestruar 10 aparate transmetimi sinjali televiziv (Android Tv), 13 router interneti, kuti medikamentesh, artikuj të ndryshme kancelarie, pa dokumentacionin shoqërues, si dhe automjeti në të cilin ishin të instaluar dy serbatorë të mbushura me naftë gjithsej 145 litra.

Tre shtetasit e arrestuar akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRSHKOI INTINERARIN TEKSAS-LONDËR-RINAS ME ARMË/ DYSHIMET pse erdhi në Tiranë Renato Hajmeli
Previous article I PAKËNAQURI KONTE/ Trajneri italian mund të largohet nga Totenhemi në verë

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT