• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NAFTA VIJON ME HUMBJET/ Parashikohen sanksione ndaj Arabisë,rriten rezervat e SHBA-së
Home
Ekonomi

NAFTA VIJON ME HUMBJET/ Parashikohen sanksione ndaj Arabisë,rriten rezervat e SHBA-së

18 October, 2018 Isa.Autor Botë, Ekonomi

Çmimet e naftës janë kthyer në territor negativ në orët e pasdites, pas një starti në territor pozitiv, për shkak të tensioneve mbi vdekjen e gazetarit saudit. Çmimet po gjenden nën presion edhe për shkak të rritjes së rezervave të naftës në SHBA. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 69 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 79.2 dollarë për fuçi.

Referuar të dhënave të administratës për informimin mbi energjinë në SHBA, rezervat e naftës u rritën me 6.5 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, rreth 3-fish më shumë se parashikimet e analistëve. Megjithatë, në treg ka edhe informacione kontradiktore, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të vendosin sanksione ndaj Arabisë Saudite, për shkak të vrasjes së gazetarit saudit, që ishte edhe rezident amerikan, brenda konsullatës së këtij vendi në Stamboll.

Për këtë arsye, analistët mendojnë se, çmimet mund të rriten, nëse vendet e tjera nuk rrisin prodhimin. Në anën tjetër, prodhimi në SHBA ra me 300 mijë fuçi, gjatë javës së kaluar, në totalin e 10.9 milionë fuçive, kryesisht për shkak të uraganit Michael. Ligjvënësit në SHBA e kanë drejtuar gishtin nga Arabia Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Megjithatë, ky vend ka mohuar të ketë gisht në këtë vrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Kafshëri beteja për t’u mohuar shqiptarëve mundësinë për një kontroll të plotë shëndetësor një herë në vit dhe falas!
Previous article RUSIA AKUZON SHBA-në DHE BE-në/ ''Po ndërhyni në punët e brendshme të Shkupit''

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

KREDITË E KËQIA BIEN NË NIVELE REKORD: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008! Ekonomi

KREDITË E KËQIA BIEN NË NIVELE REKORD: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008!

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT