• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NAFTA FALAS/ Ekonomi: Skema e mirëpërgatitur, rrit fitimet e fermerëve
Home
Ekonomi

NAFTA FALAS/ Ekonomi: Skema e mirëpërgatitur, rrit fitimet e fermerëve

25 January, 2021 F.autor Ekonomi

Në të gjithë vendin vijojnë aplikimet e fermerëve me NIPT në portalin e-Albania për të përfituar naftën falas. Skema e re e subvencionit do të ulë kostot e prodhimit dhe do të rrisë më shumë fitimet e fermerëve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi gjatë një interviste në medie, tha se ndarja e naftës bëhet përmes sistemeve elektronike dhe se të gjithë ata që punojnë në fshat, duhet të njehsohen si operatorë ekonomikë. Po ashtu ajo siguroi se skema është e mirëpërgatitur dhe se nuk do të ketë mundësi për abuzime.

“Nuk ka të bëjë me si është ndarë toka, por duhet të jesh i regjistruar dhe të kesh nipt. Të gjithë ata që punojnë në fshat, duhet të njehsohen si operatorë ekonomikë. Nafta i jepet çdo fermeri që punon në çdo kulturë bujqësore, përjashtuar ullirin. Ne kemi një shërbim digjital në vend, e-Albania. Edhe ndarja e naftës bëhet përmes këtyre sistemeve elektronike”, tha Ekonomi.

Sipas saj, për të arritur deri në këtë skemë është punuar që vitin e kaluar dhe u desh shumë kohë.

Ekonomi foli edhe për programin e Partisë Socialiste. Menaxhimi i situatës pas tërmetit dhe pandemisë ka treguar, tha ajo, që kjo mazhorancë ka në fokus qytetarin.

“Ne u përballëm me një ngjarje natyrore që nuk e ka në dorë asnjë, që është tërmeti dhe duhet të ishte shumë e rëndësishme mënyra sesi ne reagonim. Rindërtimi është një pikë shumë e fortë që ka edhe historinë e vet. E rëndësishme është vendosja në qendër e qytetarit, e mbrojtjes së tyre sociale dhe shëndetësore. Edhe ardhja në ndihmë ndaj të gjitha familjeve në nevojë ishte diçka e rëndësishme për PS”, theksoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS "RRËMBEN" TALENTIN E MARSEILLE/ Gati për U-23, por Pirlo e përgatit edhe për ekip të parë
Previous article HISTORIA E VEÇANTË E KUNDËRSHTARIT TË TOTTENHAM/ Sulmuesi Akinfenwa: Më duhet të luaj me dhimbje, edhe një sezon për të...

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT