• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?
Home
Ekonomi

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?

12 September, 2026 s.autor Ekonomi

Çmimi i naftës dhe benzinës në tregun vendas arrin afër niveleve rekord të shënuara gjatë luftës në Ukrainë.

Sipas një vëzhgimi, ditën e sotme në pikat me pakicë nafta është tregtuar me çmim 226 deri 229 lekë për litër, nga 219 lekë për litër që ishte çmimi i mëparshëm.

Nafta është rritur nga 7 lekë deri 10 lekë për rritur. Shtrenjtim të çmimeve është shënuar edhe për benzinën. Nga 205 lekë që ishte çmimi i mëparshëm sot ka nisur të tregtohet me 216 dhe 219 lekë për litër. Benzina është rritur nga 11 deri 14 lekë për litër.

Pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, duke u luhatur në nivelet 219-224 lekë për litër, nga rreth 175 lekë për litër para nisjes së konfliktit. Por kjo është rritja më e lartë e çmimit të karburanteve prej vitit 2022 kur nisi agresioni rus në Ukrainë. Në muajin mars 2022 çmimi i naftës arriti nivelin rekord vetëm për 1 ditë në vlerën e 265 lekë për litër.

Teksa për disa ditë rresht nafta u tregtua 230 deri 235 lekë për litër. Rritja e çmimit të naftës në tregun vendas erdhi , pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të naftës në tregjet e huaja më 10 Shtator.

Dy ditë më parë nafta “brent crude” arriti në nivelet maksimale prej 110 USD për fuçi nga 100 USD që tregtohej më parë. Ditën e sotme në bursa nafta po tregtohet me çmim 104 USD për fuçi. Shtrenjtim i lartë u shënua edhe te çmimi Platts, që përdoret si referencë për zhdoganimin e importeve. Çmimi final i Platts arriti 1,619 USD për ton me rritje prej 165 USD për ton nga çmimi i mëparshëm.

(Më 10 shtator 2026, çmimi i naftës Platts HCIF arriti 1,571.5 USD për ton, ndërsa së bashku me premium prej 30 USD për ton dhe përllogaritjen përkatëse, çmimi final arrinte në rreth 1,619.13 dollarë/ton.) Rritja e menjëhershme e çmimeve në tregjet ndërkombëtare u ndikua nga situata e konfliktit në Jemen, që solli rënie të trafikut të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, ku transportohet 20% e prodhimit botëror dhe vështirësive të kalimit përmes Detit të Kuq.

Operatorët e tregut pohojnë se me bllokimin e Tubacionit kryesor në Arabinë Saudite dhe Detin e Kuq nga huthet, të hënën rrezikon qe çmimet të kapin nivele të pa para në histori. Ata shtojnë se së bashku me situatën në Ukrainë, situata është më e rënda në histori. Kjo rrezikon që si kurrë në histori të mos ketë fare produkt në treg, pasi prodhuesit globale po bëjnë plane të bllokojnë totalisht eksportin, teksa gjatë këtyre shtatë muajve rezervat komerciale dhe strategjike kanë shkuar afër zeros.

Operatorët shtojnë se në këtë situatë, qeveria duhet të reflektojë seriozisht dhe dhe të shohë realitetin, pasi kjo situatë nuk mund të zgjidhet me borde dhe as ndërhyrje populsite me faqe që publikojnë çmimet. Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon, që nuk ka marrë masa lehtësuese për uljen e barrës fiskale, që është dhe më e larta në rajon, përkundrazi ka përfituar duke arkëtuar më shumë të ardhura në buxhet nga nafta më e shtrenjtë. /Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun
Previous article "LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT