Lulzim Basha i ka mbyllur përfundimisht derën për deputet djalit të Fari Balliut, Klevis Balliu, i cili u përjashtua nga lista me votën e demokratëve në Pogradec. Në mbështetje të tij kanë dalë anëtarët e PD-së në zonën e Astirit, ku i thonë se i mungon dhe do të jetë i pazëvendësueshëm për kontributin që ka dhënë për banorët në Unazën e Re.
“Na mungon Klevis Balliu, këtu janë të mirëpritur të gjithë demokratë, por mungesa e Klevisit lë shumë pikëpyetje për Unazën e re. Ne do jemi me Klevisin , siç ka qenë Klevisi me ne”, thonë një anëtar i PD-së.
“Klevis faleminderit për kontributin që ke dhënë për Unazën e Re, je i pazëvendësueshëm”, shprehet një tjetër.
Megjithatë ajo që vihet re është mbajtja e pankartave me emrin e Famur Nokës, ndërkohë që shprehin mbështetjen dhe mungesën ndaj Klevis Balliut. Flamur Noka është kandidatët në listat e PD për deputet i zonës së Astirit dega 16, ku emri i tij po votohet ditën e sotme nga demokratët e Tiranës, duke shprehur mbështetjen ndaj tij. Emri i Flamur Nokës ishte jo pak surprizues në listat e Tiranës, pasi më parë ai ka përfaqësuar Kukësin, dhe lëvizja e tij ka lënë shumë pikëpyetje.
Klevis Balliu ka qenë prezent në mbështetje të protestës së banorëve të Astrit që refuzonin të lironin banesat e tyte që prekeshin nga projekti i ndërtimit të Unazës së re, shpesh edhe pjesë e përplasjeve me policinë duke u arrestuar, pas bllokimit që i bënin rrugës për orë të tëra.