Një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga njerku i saj në Ksamil për më shumë se dy vite. Nëna e vajzës, Elentina Xhaferri ka rrëfyer detaje nga kjo ngjarje e tmerrshme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
Në bisedat e bëra me bashkëshortin Elidon Xhaferri,, ky i fundit e pranon që ka abuzuar seksualisht me të miturën.
Komunikimi mes tyre
Elentina Xhaferri: Më shumë se më more s’ke ç’më merr, vetëm po më more dhe jetën. Na more dhe jetën.
Elidon Xhaferri: Jetën ti po e merr, po me ty jo. S’kam të drejtë. Ti e bëre tënden.
Elentina: Unë të fala për hatër të Luisit.
Elidoni: Faleminderit, por s’ia fal vetes.
Elentina: Se gabime bëjnë të gjithë, por ti e ke tejkaluar. Mua më dha Zoti kurajo, nuk jam keqbërëse.