Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur një mesazh ngushëllimi për artistin, arkitektin dhe shkrimtarin Maks Velo që u nda nga jeta në moshën 84- vjeçare.
Veliaj thotë se Velo i la Tiranës si pajë vepra ikonike teksa qyteti tashmë humbi një nga qytetarët më të mirë dhe një artist brilant.
Ndërkohë burime për BalkanWeb mësojnë se funerali i Maks Velos do të organizohet nga Bashkia e Tiranës.
STATUSI I ERION VELIAJT
Maks Velo ishte nga ato mendje të bukura, që i dha kaq shumë arkitekturës e artit shqiptar, pikturës e letërsisë. Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant, që na la si pajë vepra ikonike. Faleminderit Maks! Ngushëllime nga zemra familjes.
Maks Velo ishte nga ato mendje të bukura, që i dha kaq shumë arkitekturës e artit shqiptar, pikturës e letërsisë.
Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant, që na la si pajë vepra ikonike.