• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NA JEPNI 1% TË PAISJEVE USHTARAKE…”/ Zelensky i ashpër ndaj NATO-s: Mos po e drejton Rusia këtë aleancë?
Home
Nderkombetare

“NA JEPNI 1% TË PAISJEVE USHTARAKE…”/ Zelensky i ashpër ndaj NATO-s: Mos po e drejton Rusia këtë aleancë?

27 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është lutur Perëndimit që t’i japë Ukrainës tanke, aeroplanë dhe raketa për të shmangur forcat ruse. Thirrja e tij vjen teksa Zelensky intensifikon edhe retorikën e tij akuzuese ndaj liderëve të NATO-s, që thotë se kanë frenuar furnizimet ndaj Ukrainës për shkak të ‘frikësimit’ nga Moska.

Zelensky kërkoi që shtetet perëndimore të dorëzojnë pajisjet e tyre ushtarake që po u ‘zinin pluhur’ në depo, duke thënë se Ukrainës i nevojitej vetëm një për qind e avionëve të NATO-s dhe një për qind e tankeve të saj.

Udhëheqësit e NATO-s deri më tani i kanë dhënë Ukrainës raketa antitank si dhe armë të vogla dhe pajisje mbrojtëse, por nuk i kanë ofruar asnjë armatim më të rëndë.

Zelensky deklaron se Perëndimi është i frikësuar nga Rusia dhe aludoi se Moska është në krye të NATO-s, gjatë fjalimit të tij të shtunën në mbrëmje.

“Ne kemi nevojë për më shumë municion. Ne kemi pritur tashmë 31 ditë. Çfarë po bën NATO? Kush është në krye të komunitetit euroatlantik? A është vërtet Moska, për shkak të frikësimit? Ne po kërkojmë vetëm një për qind të asaj që ka NATO-ja, asgjë më shumë”.

Zelensky gjithashtu paralajmëroi me zemërim Moskën se po mbjell një urrejtje të thellë për Rusinë në mesin e popullit të tij, pasi breshëritë e vazhdueshme të artilerisë dhe bombardimet ajrore po i kthejnë qytetet në rrënoja, duke vrarë civilë dhe duke i shtyrë të tjerët të fshihen duke jetuar pa ushqime, ujë apo ilaçe.

“Ju po bëni gjithçka që vetë njerëzit tanë të largohen nga gjuha ruse, sepse gjuha ruse tani do të lidhet vetëm me ju, me vrasjet, me krimet tuaja”, tha Zelenskyy.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAN HUMBUR KRAHË, E KËMBË"/ Ushtarët rusë të plagosur në Ukrainë mbushin spitalet bjelloruse
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Macron ndryshe nga Biden: Nuk do ta përdorja fjalën "kasap" për Putinin. S'duhet të ketë...

s.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT