• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NA HELMONIN DHE NUK NA LEJONIN TË MËSONIM SHQIP”/ Surpriza e koleges për mësueset që u përballën me regjimin serb
Home
Sociale

“NA HELMONIN DHE NUK NA LEJONIN TË MËSONIM SHQIP”/ Surpriza e koleges për mësueset që u përballën me regjimin serb

9 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Identiteti i një kombi, një ndër elementet që na veçon dhe na identifikon nga shtetet e tjera është gjuha jonë kombëtare, gjuha shqipe. Pikërisht në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme u trajtua historia e vuajtjeve dhe sakrificave që kanë kaluar shqiptarët e Kosovës për të mësuar gjuhën shqipe gjatë represionit serb.

Në studio kishte ardhur Shqipja e cila ndau me ne historinë e jetës së saj dhe na rikujtoi dhe njëherë të gjitha vështirësitë që shqiptarët e Kosovës kanë kaluar për të ruajtur identietin e tyre dhe për të fituar pavarësinë nga Serbia. Shqipja tregoi se është rritur në Kosovë në periudhat kur ky shtet ishte ende nën pushtimin serb.

Në këtë periudhë në Kosovë nuk lejohej mësimi i gjuhës shqipe dhe transmetimi i kulturës dhe traditave shqiptare ishte i ndaluar me ligj. Shqiptarët e Kosovës nuk lejoheshin që të mësonin asgjë tjetër përveç se programit të caktuar nga vetë Beogradi. Por pavarësisht këtyre kushteve të vështira nga okupatori serb, jo pak njerëz fisnik në mënyrë krejtësisht të fshehtë e shumë heroike ishin kujdesur që elementet kombëtare të mos shuheshin, por të sigurohej vazhdimësia e tyre.


Shqipja në studio rrëfeu se i gjithë ky mision nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi ata duhej që të shkonin fshehurazi në shtëpitë e mësuesve shqiptarë për të mësuar rreth gjuhës shqipe dhe historisë tonë. Gjithashtu sipas Shqipes, serbët në një periudhë të caktuar kishin hedhur lëndë kimike në ambjentet e shkollave për të dëmtuar fëmijët shqiptarë.


Për gjithë këto sakrifica të bëra nga mësuesit shqiptarë, Shqipja ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i shprehur mirënjohjen dhe për të falenderuar mësuese Shpresën dhe mësuese Kimeten, të cilat me shpirtin e tyre të pamposhtur nuk rreshtën së kujdesuri për pasuritë tona kombëtare dhe tejçimin e tyre tek brezat pasardhës. “Mësuese Shpresa dhe mësuese Kimete, si fillim dua t’ju falenderoj juve për kujdesin që na keni dhënë dhe për sakrificat që keni bërë për të na arsimuar neve pavarësisht kushteve ekstreme në të cilat ndodheshim. Ju faleminderit!”,- ishte mesazhi i Shqipes për mësueset e saj.


Nga ana tjetër e studios mësuese Shpresa dhe mësuese Kimetja rrëfyen se sa e vështirë ka qenë jo vetëm për to, por për të gjithë mësuesit shqiptarë që të mësonin gjuhën shqipe. Ato treguan gjithashtu tmerret dhe traumat me të cilat duhej të përballeshin çdo ditë duke thënë: Kemi pasur frikë për fëmijët tanë se mos ndoshta ndonjë ditë do t’i gjenim të lënduar. Kemi qenë gjithë kohën nën presion dhe duhej të kujdeseshim për fëmijët në çdo mënyrë, vetëm për ta jetonim, jeta jonë nuk kishte kuptim nëse atyre u ndodhte diçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNUAN POLICIN NË MES TË FUSHËS/ Arrestohet Presidenti dhe Drejtori teknik i klubit të Kastriotit
Previous article KUJDES! Përdorimi i antibiotikëve nxit rrezikun e shfaqjes së Artritit Reumatoid

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët Aktualitet

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin Aktualitet

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT